Hoxhaj: Ahtisari, korniza e vetme për integrimin e veriut
SLLOVENI – “Pakoja e Ahtisaarit është korniza e vetme, më e mira për integrimin e veriut. Por, kësaj duhet t’i paraprijë shpërbërja e plotë e strukturave paralele ilegale, operacionalizimi i EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, zbatimi i marrëveshjeve në Bruksel dhe të tjera”,- deklaroi kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj gjatë një takimi me homologun e tij Samuel Zhbogar, në Slloveni.
Ministria e Jashtme e Kosovës bëri të ditur se gjatë këtij takimi, Hoxhaj ritheksoi qëndrimin e Kosovës “për zhbërjen e menjëhershme të strukturave paralele ilegale të Serbisë nga Kosova, për largimin e barrikadave dhe implementimin e marrëveshjeve”.
Sipas Ministrisë, Zhbogar iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Hoxhajt për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian, duke ofruar ndihmë në integrimin europian të Kosovës.
(er.nu/koha/BalkanWeb)