E Shtunë, 31 Tetor 2026

J.Lo, provokuese në “American Music Awards”

SHBA - Jennifer Lopez realizoi një performancë shpërthyese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.

Performanca sensuale e J.Lo, gjatë interpretimit të këngës “On the floor”, u shndërrua në temë bisedimesh, sidomos për faktin që në skenë e shoqëroi edhe i dashuri i saj i ri, balerini Casper Smart.

Sipas mediave rozë, me paraqitjen seksi dhe kontaktet trupore me reperin Pit Bull, këngëtarja synonte të bënte xheloz të dashurin e saj, më tepër se të impresiononte publikun.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›