E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, ndër shkaqet kryesore të dhunës ndaj fëmijëve

VLORE – Fenomeni i vafërisë në familjet shqiptare është një nga shkaqet kryesore të dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë.

Kjo është deklaruar gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Vlorës, në qendër të të cilit ka qenë diskriminimi dhe dhuna ndaj fëmijëve.

“Ka familje të cilat kanë fenomene të varfërisë dhe aty ka edhe dhunë pasi fëmijët detyrohen të dalin të punojnë apo të lypin ne rrugë. Ka prindër të papërgjegjshëm të cilët përdorin alkoolin dhe dhunojnë fëmijët e tyre. ”- deklaroi Irena Stasa, drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Prej 3 vitesh në qytetin e Vlorës funksionon Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve, në të cilën denoncohen raste të abuzimit me të miturit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›