Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat

Pas më shumë se pesë orë negociatash, raundi më i fundit i bisedimeve
intensive për çështjen e programit bërthamor të Iranit, përfundoi përsëri pa
rezultat. Megjithë praninë për herë të
parë të një zyrtari amerikan në tryezën e bisedimeve, nuk u bë asnjë përparim
për këtë çështje të debatueshme.
Ministri i Jashtëm i
Bashkimit Evropian, Havier Solana, i përshktoi negociatat përgjithësisht konstruktive. Por ai pranoi se Irani nuk dha ndonjë
përgjigje të qartë ndaj propozimit të Perëndimit për të pezulluar aktivitetin e
tij bërthamor në shkëmbim të stimujve ekonomikë dhe diplomatikë.
Shefi i politikës së jashmte të BE në konferencë shtypi në Gjenevë, 19 korrik 2008"Tani shpresoj shumë që pas zhvillimit të këtij debati dhe shkëmbimit të pikpamjeve, Dr. Xhelili do të shkojë në Teheran dhe do të informojë autoritetet dhe do të presim nëse do të marrim ndonjë përgjigje pozitive prej andej. Do të ishte me shumë rëndësi që kjo përgjegje të jepej, për shembull, brenda dy javëve. Mbetem në pritje të kësaj përgjegjeje dhe shpresoj shumë se kështu do të ndodhë".
Shumë parashikime pozitive dhe shpresa i paraprinë raundit të tanishëm të bisedimeve dhe për herë të parë një zyrtar i lartë amerikan ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve. Analistët e vlerësuan pjesëmarrjen e zyrtarit amerikan në bisedime si një ndryshim të politikës së Administratës së Presidentit Bush ndaj Iranit.
Më parë, Uashingtoni kishte këmbëngulur se nuk do të zhvillonte bisedimeve të drejt për drejt ame Iranin, para se ky vend të ndërpriste aktivitetin e pasurimit të uraniumit, si parakusht për mbajtjen e bisedimeve të tilla. Por, ndryshe nga sa ishte deklaruar më parë, nënseretari i Shtetit, Uilliam Bërn u dërgua për të marrë pjesënë takimin e djeshëm.
Nënsekretari i Shtetit Uilliam Bërns në takimin e Gjenevës, 19 korrik 2008
Megjithëse asgjë konkrete nuk doli nga bisedimet,
zoti Solana tha se prania e nënsekretarit Bërns në vetvete ishte një kontribut
i rëndësishëm në negociata.
"Ishte shumë e rëndësishme që gjithsekush në Iran të vlerësojë rëndësinë e këtij takimi nga pikpamja e pjesëmarrësve në tryezën e bisedimeve. Siç e dini, ne i kemi paraqitur Teheranit tri dokumente, një letër, një paketë stimujsh dhe një perspektivë të qartë, të nënshkruara nga udhëheqësit e vendeve të përfaqësuar në bisedime. Sot, në tryezën e bisedimeve ishin përfaqësuesit e të gjitha vendeve. Prandaj takimi ishte me rëndësi tepër të madhe dhe gjithsekush duhet ta ketë të qartë këtë".
Përfaqësuesit nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia morën pjesë në bisedimeve krahas të dërguarve të Bashkimit Evropian, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Kryenegociatori i Iranit Said Xhelili në takimin e Gjenevës, 19 korrik 2008
Në takim, Irani paraqiti një letër të gjatë, të
cilën zoti Solana e karakterizoi si të mbushur me detaje. Ai tha se ajo nuk përbënte ndonjë përgjigje
ndaj propozimit të Perëndimit. Por kryenegociatori iranian tha se paketa e stimujve përmbante
shumë ide pozitive.
Ai tha se brenda dy javësh do t'i japë Havier Solanës përgjigje, me telefon ose duke u paraqitur personalisht, për gatishmërinë e Teheranit për të pranuar propozimet e Perëndimit. //iç//