E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sprait per vendosjen e topit dhe goditjen e denimit

Arbritrat e futbollit ne Argjentine do te perdorin nje sprait per te percaktuar vendosjen e topit dhe ate te murit kundershtar gjate goditjeve te denimit. Sprai special eshte shpikur nga Pablo Silva, nje gazetar sportiv, qe per shkak te punes se tij, ka shpenzuar shume kohe dhe energji duke pare ndeshje futbolli dhe jo pak here eshte bezdisur nga protestat e skuadrave ne lidhje me distancen e goditjes se denimit dhe vendosjes se murit. Perdorimi i shpikjes se tij me te re eshte aprovuar nga Federata Argjentinase e Futbollit dhe do te perdoret menjehere nga arbritrat e kampionatit vendas. "Ky produkt ka ngjyre te bardhe, nuk eshte toksik dhe zhduket vetvetiu ne 45 sekonda deri ne 2 minuta. Ky sprai do te ndihmoje arbritrat te percaktojne vendin e sakte ku do te vendoset topi qe do te goditet dhe muri kundershtar", ka shpjeguar Silva.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›