E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shqyrton lejet e ndertimit

Parlamenti pritet te shqyrtoje projektligjin e ri te qeverise “Per Planifikimin e Territorit”. Komisioni i Veprimtarise Prodhuese do diskutoje projektligjin e miratuar ne dhjetor nga qeveria, qe parashikon procedura te reja ne marrjen e lejeve te ndertimit, te cilesuara si leje zhvillimi. Leja e ndertimit nga njesite e qeverisjes vendore parashikohet te jepet per nje periudhe prej 55 ditesh. Brenda ketij harku kohor Kryetari i Bashkise ose komunes duhet te shprehet pro ose kunder. Nese rrezohet duhet te argumentoje nje vendim te tille. E drejta per zhvillim ose ndertim, zhvillohet brenda nje viti nga data e marrjes se lejes, ndersa pas miratimit te lejes eshte percaktuar qe vendimi te publikohet edhe ne ndonje gazete te perditshme. Efektet e ketij ligji pritet te hyjne ne fuqi gjer me 1 janar te vitit 2010. Ndersa kapitujt per lejet e ndertimit eshte parashikuar qe hyjne ne fuqi me 1 qershor te vitit 2010. Ne baze te ketij drafti krijohet Keshilli Kombetar i Territorit, qe funksion prane Keshillit te Ministrave. Gjithashtu krijohet dhe Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit qe funksionon po prane Qeverise. Ndersa Autoriteti Vendor i Planifikimit te Territorit eshte prane Bashkise dhe Komunave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›