E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet me Serbinë, palët afër marrëveshjes kornizë

Dje në Bruksel ka përfunduar raundi i katërt i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas të cilit, kryetarët e të dy delegacioneve e kanë konsideruar një ndër takimet më produktiv deri tani. Ka pasur një afrim qëndrimesh në temat, si: liria e lëvizjes, tregtia dhe komunikacioni. Edita Tahiri, kryetarja e delegacionit të Kosovës, tha se është shumë afër arritja e një marrëveshjeje kornizë. Sipas të dyja palëve, nëse do të arrihet një marrëveshje kornizë për çështjet e lart përmendura, atëherë pritet që ajo marrëveshje që tu dërgohet dy qeverive për tu mbështetur. Zonja Tahiri, dhe kreu i delegacionit serb, Borko Stefanoviç, paralajmëruan se në ditët e ardhshme pritet një rol edhe më dinamik i BE-së. Stefanoviç, tha se ka pasur mundësi që tashmë të arrihen disa marrëveshje, por u ankua se pala kosovare po insiston në disa çështje që janë të lidhura me referimin ndaj statusit. Nëse sillen në këtë mënyrë për çështjet siç janë librat kadastralë, çfarë do të ndodhë kur të vijë radha e temave si Veriu i Kosovës?, u shpreh kreu i delegacionit të Serbisë. U raportua se gjatë takimit të djeshëm, në ditën e dytë të raundit të katërt të dialogut, është hapur edhe çështja e të pa gjeturve. Së shpejti të zhvillohen raunde të tjera mes dy palëve dhe BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›