E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formohet Ministria e Diasporës, Makolli ministër

Në Kosovë dje u hodh hapi i fundit zyrtar për hapjen e Ministrisë së Diasporës. Ministria u shtua dje në dikasteret e Kosovës duke u renditur e 19-ta. Kjo Ministri do të drejtohet nga partneri i koalicionit qeverisës, Koalicioni për Kosovën e Re dhe Ibrahim Makolli, numri dy i AKR-së, do të jetë drejtues i kësaj Ministrie. Vendimi për formimin e saj u mor në takimin e Qeverisë, sipas Kosovaonline. Vendimi për formimin e Ministrisë së Diasporës është marrë pas ndryshimeve të fundit të qeverisë, pas zgjedhjes së Presidentes konsensuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›