E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet me Serbinë, qeveria më e hapur

Në 15 prill 2011 në Bruksel do të zhvillohet raundi i tretë i dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Tema që do të diskutohen në këtë raund janë energjia elektrike, telekomunikacioni dhe liria e lëvizjes.

Delegacionin e Republikës së Kosovës e drejton Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj bëjnë pjesë Lirim Greiçevci, këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka, këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci, këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj,këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri, thuhet me tej në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›