E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Bozokut në Yozgat të Ankaras, ka nderuar zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”.
 

Rektorja e këtij Universiteti, Inci Varinli, duke arsyetuar ndarjen e çmimit për ministrin Kuçi, theksoi kontributin e tij në fushën akademike dhe universitare, në kontributin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë, si dhe në zhvillimin ekonomik.
 

Ministri Hajredin Kuçi pasi mori çmimin tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar që është laureat i këtij titulli të lartë akademik, duke e vlerësuar si nder për të, familjen e tij, Universitetin e Prishtinës, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›