Bisedimet ne Beograd. Cooper pa asnje koment

Ndërsa pala serbe dhe negociatorët europianë bien dakort mbi zgjidhjen e shpejtë të situatës së tensionuar në veri të Kosovës vihet sërish në pikëpyetje dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Një ofensivë diplomatike evropiane për të ringjallur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, pasi Beogradi zyrtar të premten insistoi se ishte e kotë të rifillonin bisedimet, ndërsa tensionet në veri të Kosovës ishin në rritje, njofton agjencia e lajmeve AFP.
"Kjo është vetëm një shtyrje e bisedimeve," u shpreh për këtë cështje kryenegociatori i Serbisë për Kosovën, Borko Stefanovic, pas takimit me ndërmjetësin e BE-së Robert Kuper në Beograd.
“Në momentin që ne do të arrijmë një zgjidhje (në vendkalimet kufitare të diskutueshme që ndezën dhunën), ne do të rifillojmë dialogun" theksoi ai. Stefanoviq tha se Beogradi mbetet i angazhuar për këto bisedime duke shtuar se dialogu është "shtyrë, nuk është ndalur".
Ndërsa ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanovic, i cili gjithashtu u takua me diplomatin Kuper, tha se "nuk ka kurrfarë kuptimi që të flitet për telekomunikacionin apo energjinë elektrike, ndërsa ka barrikada në veri". Diplomati evropian Robert Kuper nuk ka dashur të komentojë këto takime.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 tetor 2011 )