Merkel e Sarkozi takohen për të biseduar rreth krizës

Presidenti francez Nikolas Sarkozi, do të udhëtojë sot për në Berlin ku pritet të takohet për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel rreth çështjes së krizës së euros.
Këto bisedime pritet të fokusohen në temën se si mund të merren më shumë para nëpër bankat evropiane.
Parisi dëshiron që Evropa të marrë fondin prej 440 miliardë eurove për të rikthyer stabilitetin financiar dhe të rikapitalizojë bankat e tij, ndërsa Berlini është duke këmbëngulur se fondi duhet të përdoret si mjet i fundit.