Formula 1 Vettel kampioni i ri i botes

Sebastian Vettel është kampioni i ri i botës në Formula 1, duke hyrë në histori si piloti më i ri në moshë që triumfon dy herë radhazi në sportin më të rëndësishëm të automobilizmit. Sukses i merituar për gjermanin e Red Bull, pas një dominimi total në këtë Botëror, ndërsa misioni për mbrojten e titullit u përmbush kur kanë mbetur edhe katër gara nga mbyllja e sezonit.
Vettel është mjaftuar me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Japonisë, duke kaluar finishin pas Janson Button dhe Fernando Alonsos. Gjithsesi, suksesi i këtyre të fundit ka vlerë vetëm statistikore, pasi pikët e marra i kanë mjaftuar gjermanit të ngjitet sërish në majën më të lartë të Formula 1. Kur mbeten edhe katër gara deri në fund të këtij Botërori, Vettel numëron 324 pikë në krye të renditjes, ndërsa diferenca prej 114 pikësh me Janson Button i lejon pilotit të Red Bull të mbyllë matematikisht betejën për titull.
Por, përtej triumfit të pritshëm dhe rekordit të ri në Formula 1, shifrat e regjistruara nga Sebastian Vettel në këtë sezon janë me të vërtetë të frikshme. Tani shtatë herë kampioni i Botës Michael Schumaker ka një pasardhës të denjë. Nëntë fitore, 12 pole-position dhe vetëm një vend i katërt si rezultati më i dobët sezonal e bëjnë 24 vjeçarin një dominues të pistave. Por pas suksesit të dytë radhazi, Sebastian Vettel pritet të dominojë edhe merkaton e pilotëve në Formula 1. Megjithëse është ende në kontratë me Red Bull, prej kohësh përpara tij projektohet një e ardhme te Ferrari.
Nertan Prifti