E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti gati te njohe pavaresine e Kosoves

Kuvajti do të njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Në vizitën e tij në Prishtinë, kryetari i parlamentit të këtij vendi, Jassem Mohammad Al Kharafi tha se në ditët në vijim, qeveria do të formalizojë njohjen e pavarësisë. Pas takimit, kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se vizita e delegacionit parlamentar të Kuvajtit tregon se miqësia mes të dy vendeve po forcohet çdo ditë e më tepër.

Ai u shpreh se me njohjen e pavarësisë do të hapen edhe rrugët e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve.
Duke folur rreth disa hapave më konkretë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit, marrëveshjet në fushën e tregtisë dhe të investimeve do të nënshkruhen pas njohjes së shtetit të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›