E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar

Nënsekretari i Brendshëm italian, Alfredo Mantovano do të takohet sot me ministrat shqiptar të Brendshëm Bujar Nishani dhe të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Bisedat në këto takime do të përqendrohen rreth marrëdhënieve midis dy vendeve tona në fushën e bashkëpunimit policor e gjyqësor ndërkombëtar. Në këto takime nënsekretari i Brendshëm italian, Alfredo Mantovano do të shoqërohet edhe Ambasadori Italian në Shqipëri D’Elia. Me nënshkrimin dhe ratifikimin e disa konventave të Këshillit të Evropës në fushën penale si dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe për ndihmën e ndërsjellët gjyqësore marrëdhëniet në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve tona janë intensifikuar duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar. Marrëveshje do të nënshkruhen edhe për ripranimin. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›