E Diel, 1 Nëntor 2026

Republika çeke merr presidencën e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2009.

Karel Schwarzenberg vizitë në Tiranë me ftesë të homologut Lulzim Basha Ka mbërritur dje në Tiranë Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Schwarzenberg mbërrin sot në Tiranë. Vizita e Schwarzenberg, është një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të homologut shqiptar, Lulzim Basha. Dy homologët do të zhvillojnë sot një takim midis tyre. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp e dy ministrave. Gjithashtu, ministri çek do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministri, Sali Berisha. Në qendër të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi dypalësh, ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në BE dhe zhvillimet me të fundit në rajon. Republika çeke merr presidencën e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2009. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›