Bisedimet për paqen, Siria kushte Izraelit
Damask -Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moualem deklaroi dje se rifillimi i bisedimeve të paqes me Izraelin do të ishte i pavlerë pa një premtim nga ana e Tel-Avivit për tërheqjen nga Lartësitë Golan. ''Tërheqja nga Lartësitë Golan nuk është kusht, por kërkesë për paqen. Nëse Izraeli nuk i respekton këto kërkesa, atëhere oferta për bisedimet e paqes nuk ka vlerë''-deklaroi Walid al-Moualem.
Bisedimet jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Iizraelit, të ndërmjetësuara nga Turqia, u pezulluan zyrtarisht në dhjetor, gjatë invazionit izraelit të Rripit të Gazës.
Bisedimet jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Iizraelit, të ndërmjetësuara nga Turqia, u pezulluan zyrtarisht në dhjetor, gjatë invazionit izraelit të Rripit të Gazës.