SHBA kërkon bisedime me Kubën për imigracionin
Uashington -Shtetet e Bashkuara i kanë propozuar Kubës të hapnin bisedimet e tyre mbi imigracionin, afro gjashtë vjet pas pezullimit të tyre, njoftoi sot AFP-në, një drejtues i Departamentit të Shtetit. "Ne kemi qëllim të përdorim rihapjen e diskutimeve për të rikonfirmuar angazhimin e dy palëve për t'u orientuar drejt një migracioni të ligjshëm dhe të rregullt dhe për të analizuar tendencat e fundit të imigracionit kuban klandestin drejt SHBA-së", tha ky zyrtar, në kushtet e ruajtjes së identitetit. Uashingtoni shpreson që bisedimet "të përmirësojnë marrëdhëniet operacionale me Kubën mbi çështjet e emigracionit".
SHBA dhe Kuba kanë kryer bisedime mbi këtë çështje çdo dy vjet, derisa ato u pezulluan në 2003-in. Pak pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barack Obama urdhëroi heqjen e kufizimeve mbi udhëtimet dhe transferimin e parave të kubano-amerikanëve drejt vendit të tyre të lindjes duke shënuar një lehtësim të parë të politikës amerikane kundrejt ishullit.