Bisedimeve u duhet unitet

Duke folur për paralajmërimet për nisjen e bisedimeve politike të Kosovës me Serbinë, Krasniqi ka thënë se bisedime duhet të ketë, mirëpo ato duhet të jën të interesit të ndërsjellë.
“Sigurisht, nëse Serbia është e gatshme për të biseduar edhe për pozitën e serbëve të Kosovës, ajo duhet të jetë e gatshme për të biseduar edhe për pozitën e shqiptarëve në Serbi”, ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se nëse Serbia kërkon një autonomi çfarëdo për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në atë pjesë.
“Unë konsideroj se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për statusin politik të Kosovës janë mbyllur - këtu nuk mund të fjalë”, ka pohuar ai duke shtuar se është e rëndësishme që faktori politik shqiptar në raportet e Kosovës me Serbinë të ketë një unitet mendimi dhe veprimi.
“Këtë e kam kërkuar kur kam qenë në opozitë dhe tani që jam në pozitë, kërkoj që vërtet sa i përket raporteve Kosovë-Serbi forcat politike, institucionet e Kosovës të duhet të kenë një unitet të mendimit dhe të veprimit”, ka thënë ai duke ripërsëritur se për çështjen e bisedimeve duhet një koalicion më i gjerë, një pajtueshmëri më e madhe ndërmjet pozitës e opozitës për të pasur një pozicion më të fortë Kosova në raport me kërkesat politike që vijnë nga institucionet ndërkombëtare.