E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka në dialog

Në dialogun politik Prishtinë-Beograd pritet trajtohen edhe temat teknike si energjia dhe telekomunikacioni. Aty do të adresohet edhe çështja e marrëveshjeve të kaluara të cilat shpesh edhe janë keqinterpretuar gjatë implementimit. Burime të gazetës thonë se Serbia mund të jetë fleksibile kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet ndërkombëtare, por priten vështirësi për implementimin e Marrëveshjes IBM në pjesën veriore.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i paraparë të fillojë në vjeshtë ose sipas të gjitha gjasave në muajin tetor, pritet të ketë në agjendë edhe temat që kanë mbetur pa u diskutuar në të ashtuquajturin dialog teknik, energjinë dhe telekomunikacionin.

Por sipas burimeve të gazetës, Brukseli dhe dy delegacionet, ai i Prishtinës dhe Beogradit, pritet të merren edhe me marrëveshjet e arritura gjatë raundeve teknike për të eliminuar keqinterpretimet që janë shfaqur gjatë implementimit të tyre.

“ Është shumë e rëndësishme të qartësohet se çfarë saktësisht është arritur në procesin e bisedimeve. Ndërsa për marrëveshjet që do të arrihen në të ardhmen duhet të ketë edhe nënshkrime në mënyrë që të eliminohet ajo çfarë kemi parë në të kaluarën”, ka thënë një zyrtar i afërt me procesin e bisedimeve në kushte anonimiteti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›