E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biasi publikon listën kundër Moldavisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, të shtunën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore që kuqezinjtë do ta zhvillojnë kundër Moldavisë, më 15 gusht në Tiranë.

Erjon Dushku, Erjon Vucaj dhe Renato Arapi janë tri prurjet e reja të trajnerit italian në ekipin kuqezi. Në skuadër për këtë përballje është ftuar edhe Ledjan Memushaj, i cili vitin e kaluar pati zhvilluar vetën dy ndeshje miqësore me Shqipërinë derisa pas një mungese grupit do t’i bashkohet edhe Hamdi Salihi, i cili deri tash ka munguar për shka të largësisë, pasi aktivizohet te skuadra amerikane DC United.

Kurse jashtë ekipit janë lënë Debatik Curri e Kristi Vangjeli, të cilët janë në fazën e rikuperimit pas lëndimeve që kishin pësuar sezonin e kaluar. Po ashtu, në ekip nuk janë ftuar as dy sulmuesit kosovarë, Besart Berisha e Ahmed Januzi.

Kundër Moldavisë, Gianni De Biasi ka ftuar edhe dy lojtarët e rinj që debutuan me ekipin kuqezi para pak muajve. Fjala është për dyshen kosovare, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Mavraj.

Kjo ndeshje miqësore do t’i shërbejë strategut italian që përfundimisht ta komponojë skuadrën për ndeshjet eliminatore të Kampionatit botëror ‘Brazili 2014,’ të cilat do të nisin në mesin e muajit shtator.

Mt: Futbollistët e ftuar

Samir Ujkani, Etrit Berisha, Lorik Cana, Armend Dallku, Erjon Dushku, Andi Lila, Mergim Mavraj, Renato Arapi, Sabien Lilaj, Odise Roshi, Jahmir Hyka, Emiljano Vila, Ledjon Memushaj, Ansi Agolli, Hair Zeqiri, Ervin Bulku, Erjon Vucaj, Elis Bakaj, Hamdi Salihi, Edgar Çani, Erjon Bodgani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›