Bisedohet për procesin e Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, priti në takim Lucas Holub, Zyrtar i Lartë në Komisionin Evropian në Njësitin për Kosovë në Bruksel.
Sipas, Ministrisë së Drejtësisë ky takim pati për qellim parapërgatitjen e takimit të lartë për liberalizim të vizave, posaçërisht takimin e Dialogut të Strukturuar që do të mbahen në Shkurt në Prishtinë.
“Po ashtu, temë e këtij takimi ishte edhe punët që janë duke i bërë institucionet e Republikës së Kosovës në përmbushjen e Kritereve afatshkurtra për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe të Stabilizim Asociimit”, ka bërë të ditur MDJ-ja. /Indeksonline/