E Diel, 1 Nëntor 2026

Makolli: Ende s'kemi vendosur cilën ministri ta marrim

Ministri I Diasporës dhe njëherit nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli është shprehur i befasuar lidhur me zërat se njëri nga dy bashkëpartiakët e tij Vegim Gashi ose Myzejene Selmani së shpejti do të marrin drejtimin e Ministrisë së Financave.

Makolli i ka hedhur poshtë zërat lidhur me atë se AKR po synon të marrë Ministrinë e Financave, duke mos treguar se për cilën Ministri është përcaktuar partia e tij.

“Po befasohem nga të gjitha këto spekulime, gjithnjë ceken burimet e brendshme, megjithatë ne ende nuk kemi biseduar për një çështje të tillë, ende nuk është përmendur emri i ndonjë zyrtari të AKR-së, thjeshtë janë spekulime të skajshme”, ka theksuar Makolli për Indeksonline.

I pyetur se cilën Ministri synon partia e tij, Makolli thotë se AKR ende nuk është përcaktuar.

“Ende nuk jemi përcaktuar për cilën Ministri, ndoshta mund të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ose ndonjë Ministri tjetër”, ka shtuar Makolli./M.M/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›