E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biserko EULEX-i ti heqe dyshimet e raportit te Martit

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Beograd Sonja Biserko Nese e drejta per shtet te pavarur mund te hiqet prej krimeve te luftes ajo duhet ti hiqet edhe Serbise

Ne javet e fundit shume njerez ketu dhe ne tere boten vleresonin se Kosova nuk do te duhej te ishte e pavarur. Ky raporti i Dik Martit natyrisht se do ta godase edhe procesin e njohjeve per shkak te tregimit te pakendshem dhe pa prova te mjaftueshme. Pra nese nuk zbatohet ndonje hetim nga EULEX-i ai do te jetoje pergjithmone - tha ne nje interviste per radion Evropa e Lire kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Beograd Sonja Biserko.

EULEX-i ka nisur hetimet mbi akuzat e bera ne raportin e fundit te perfaqesuesit te Keshillit te Evropes Dik Marti. Cfare prisni nga keto hetime

Shpresoj dhe jam mjaft e bindur se ata do ta zhvillojne kete hetim por ka nje problem tjeter prapa tere ketij tregimi. Po qe se EULEX-i do ta kishte kryer kete hetim disa vite me pare dhe po tia kishte derguar raportin e tij Karla Del Pontes nuk kishte pasur prova apo indikacione te mjaftueshme per ta ngritur akuzen ne ate kohe. Sidoqofte Karla Del Ponte e vendosi kete tregim ne librin e saj dhe krijoi nje atmosfere kinse gjerat kane mbetur te pandeshkuara dhe te patrajtuara.

Tani ne dy-tre muajt e fundit Dik Marti perseriti akuzat e njejta pa ofruar asnje prove apo deshmitar - gje e cila bazuar ne rezoluten e Keshillit te Evropes tani i takon EULEX-it. Pra ata do ta bejne te njejtin hetim sic e kane bere vite me pare provat qe i ishin derguar Tribunalit te Hages jane shkaterruar disa vite me pare. Kam friken se nuk do te kete ndonje rezultat nga keto hetime sepse i tere tregimi eshte bazuar ne dicka qe eshte me teper sensacionale sesa ne dicka qe ka ndodhur me te vertete.

Kjo nuk do te thote se gjera te tilla nuk kane ndodhur ne tere zonen dhe ndoshta nje rrjet nderkombetar qendron prapa kesaj. Ne javet e kaluara Dik Marti ka ndryshuar deklaraten e tij qe fliste per 500 raste dhe tani behet fjale per disa raste lidhur me trafikimin me organe njerezore.

Mendoj se e gjithe kjo ceshtje ka pasur per qellim ta diskreditoje bashkesine shqiptare. Ndonese Dik Marti dhe disa te tjere thoshin se ky nuk ka qene qellimi - kjo ka ndodhur ne realitet. Ky tregim e ka demtuar komunitetin shqiptar.

Ketu ne Serbi thone se ai ka krijuar nje atmosfere e cila eshte pozitive per Serbine per shkak se sic thone ata jo vetem serbet jane te keqijte por tani edhe shqiptaret. Krejt ceshtja nuk duket te jete bindese per shkak te deklaratave qe ndryshonin dhe per shkak se ishte aq sensacionale.

Zoti Marti dite me pare tha se EULEX-i nuk ka kapacitete te mjaftueshme kur behet fjale per mbrojtjen e deshmitareve. Pra ai shprehu dyshimin e tij se EULEX-i do te jete ne gjendje ta zhvilloje nje hetim te tille. Cfare mendoni ju

Mendoj se EULEX-i mund ta beje kete. Mbrojtja e deshmitareve ka qene nje problem edhe per Gjykaten Nderkombetare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi dhe per te gjitha gjykatat nderkombetare ne rajon. Pra ky nuk eshte problem vetem ne rastin e Kosoves por edhe per Gjykaten Nderkombetare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi e edhe per Serbine.

Mund ta permend rastin e Sheshelit i cili arriti ti ndryshoje deklaratat e tre deshmitareve te Prokurorise permes kercenimeve ndaj familjeve te tyre. Ky nuk eshte nje problem i ri sidoqofte situata ka ndryshuar ne rajon. Shume njerez duan te flasin e ne rastin e Kosoves mendoj se asnje shqiptar normal nuk deshiron te identifikohet me akuza si ato per trafikim me organe njerezore.

Mendoj se eshte shume e rendesishme te zhvillohet ky hetim te dilet me numrin real te rasteve - nese ka pasur dhe gjithashtu te normalizohet e tere ceshtja dhe te futet ne binaret e duhur. Ne javet e fundit shume njerez ketu dhe ne tere boten vleresonin se Kosova nuk do te duhej te ishte e pavarur. Kjo natyrisht se do ta godase edhe procesin e njohjeve per shkak te tregimit te pakendshem dhe pa prova te mjaftueshme. Pra nese nuk zbatohet ndonje hetim nga EULEX-i ai do te jetoje pergjithmone.

A mendoni se ky hetim do ta rindertoje imazhin e Kosoves i cili vleresohet te jete demtuar

Natyrisht se eshte demtuar imazhi i Kosoves sepse ky ka qene qellimi i tere kesaj ceshtjeje. Mediat serbe rrotullonin kete tregim me qellim te kriminalizimit te komunitetit shqiptar. Kjo duhet te vendoset ne binaret e duhur. Nese eshte realitet dhe ka ndodhur duhet te trajtohet si cdo lloj tjeter i krimeve te luftes.

Nese ia mohojme shtetesine Kosoves atehere do te duhej te mohohej shtetesia e cdo vendi ne rajon per shkak se shume nga to ende kane raste te pezulluara si Serbia e cila e ka rastin e Mlladicit dhe Haxhicit. Ky tregim mendoj se eshte fryre ne ate mase sa qe nuk e pasqyron realitetin ne prapavije.

Nje tjeter i ashtuquajtur test per imazhin e Kosoves ka qene dhe procesi i fundit zgjedhor i cili u kritikua nga organizatat vendore e nderkombetare. A mendoni se institucionet e reja qe do te dalin nga ky proces do ta kene nivelin e nevojshem te legjitimitetit

Fillimisht Kosova tani e tri vite eshte e pavarur eshte nen mbikeqyrjen e bashkesise nderkombetare. Pra eshte ende heret te flitet nese ajo do te jete ne gjendje te ndertoje institucione legjitime apo me nje shkalle te caktuar te kredibilitetit. Nese i merrni shtetet e tjera ne rajon e shihni se ka situata te ngjashme.

Nuk duhet te harrojme se Kosova nuk ka qene pjese e asnje sistemi per 10 vite dhe se rreth 2000 njerezit qe jane pjese e ndonje institucioni nuk kane pasur pervoje te mehershme. Ky duhet te shihet si proces dhe atyre duhet tu jepet besimi per tu rritur dhe per te marre pergjegjesine per shoqerine dhe shtetin e tyre.

Ende nuk ka qeveri te re ne Kosove. Ne Bruksel thone se qeveria eshte pjese kryesore per dialogun e ardhshem me Beogradin. A mendoni se Bashkimi Evropian por edhe Serbia do te jene te gatshme te flasin me zotin Hashim Thaci i cili pritet te formoje qeverine pas raportit te Dik Martit dhe pas zhvillimeve te fundit

Mendoj se eshte e rrezikshme te akuzohet zoti Thaci nese nuk ka prova kunder tij. Ai eshte demtuar dhe nuk e di se cfare do te ndodhte ne vitet e ardhshme nese ai nuk eshte kryeminister i Kosoves. Por kjo eshte e demshme edhe per shoqerine e Kosoves sepse ai eshte nje nga lideret kredibel i cili i ka fituar keto zgjedhje.

Ne kete moment Beogradi eshte me shume i interesuar te kete dialog sepse ai do te ndikoje ne shpejtesine e marrjes se pozicionit te shtetit kandidat per anetaresim ne BE. Andaj Beogradi do te jete i interesuar ta nise kete dialog - te pakten me disa ceshtje teknike ceshtje jetike apo probleme te te dyja komuniteteve per te perfituar nga kjo situate. Dialogu do te filloje se shpejti - brenda periudhes dymujore kur te jete formuar qeveria e Kosoves. Pra do te nise por eshte e veshtire te thuhet se sa shpejt do te zhvillohet. Ky do te jete nje proces dhe do te mund te marre kohe. Problemet qe kane mbetur te pazgjidhura ndermjet dy komuniteteve nuk do te mund te zgjidhen shpejt dhe nuk eshte realiste te pritet qe ato te zgjidhen ne nje periudhe nje apo dyvjecare. Pra ky eshte nje proces i cili do te nise ne atmosferen e krijuar nga raporti i Martit qe e ka demtuar shoqerine dhe lidershipin kosovar. Megjithate dialogu do te filloje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›