Filozofia dhe perralla e patates Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 31/01/2011 123200

Shkrimtari dhe publicisti irlandez i shekullit te 17-18 Xhonatan Suift i krahasonte me pataten e cila gjithcka e ka nen toke te gjithe ata njerez qe smund te krenohen per gje tjeter vecse per paraardhesit e tyre. Ndonese Suift ketu e ka fjalen per ato raste kur nuk ka rene dardha nen dardhe apo kur nga trendafili ka dale ferra mua me intrigoi kjo thenie e mencur qe pataten te cilen deri ne fund te viteve lsquo80 e kemi pasur edhe buke edhe gjelle ta inicioj si nje teori te re filozofike per te interpretuar te gjithe rastet e imitimit te sjelljes politike te paraardhesve nga pasardhesit ne kundershtim me frymen e kohes dhe kontekstin historik. Ne Shqiperi eshte nje grupim aspak i vogel njerezish i perfshire ne Partine Socialiste te cilet jo vetem krenohen me bemat e paraardhesve te tyre por i ruajne dhe manifestojne ato si syte e ballit apo si flaka e idealeve komuniste e partizane sic ua la amanet Enveri 4-5 muaj para se te vdiste. Dy demonstratat puciste te janarit 2011 te zhvilluara nga Partia Socialiste ne harkun e te shtatave mortore jane shembulli me kuptimplote qe tregojne se socialistet e Rames jane jo vetem bijte biologjike por edhe bijte politike te ish-bllokmeneve komuniste. Kete na e tregon me mire se cdo gje tjeter filozofia e patates. Ndaj kush nuk do ta njohe dhe nuk ka deshire ta mesoje kete lloj teorie filozofike specifike per kushtet politike te vendit tone e ka te veshtire te beje nje analize te vertete te ngjarjeve ne fjale.
Nga pikepamja biologjike patatja eshte bime barishtore njevjecare me gjethe me push nga poshte e me lule te bardheme e cila mbillet zakonisht ne toka te shkrifeta dhe ben zhardhoke qe permbajne shume niseshte e perdoren gjeresisht si ushqim. Duke pasur parasysh kete perkufizim biologjik cila mund te jete filozofia e patates... Asgje tjeter pervecse teoria filozofike qe mund te shpjegoje te verteten e veprimeve politike te Partise Socialiste te Shqiperise nen drejtimin e Edvin Rames duke perdorur ciklin biologjik te nje fruti te perbaltur menyren e shumimit te tij nen toke dhe lulet qe skane lidhje me krijimin e frutit te meshiruara tek nje bime e vetme sic eshte patatja. Me gjethe e lule mbi toke dhe fruta nen toke mund te perkufizohet teorikisht edhe veprimtaria me e fundit politike e Partise Socialiste ne datat 21 dhe 28 janar te ketij viti per permbysjen me dhune te qeverise Berisha. Ne te dyja keto dite pavaresisht se ne pamje te pare duket qe dyshojne me njera-tjetren veprimet jane kryer pike per pike sipas filozofise se patates ku heren e pare jane perdorur frutat si mjet per arritjen e qellimit kurse me pas jane perdorur lulet e se njejtes bime. Dikujt qe do te me kundershtoje se lulet nuk ishin te bimeve prodhuese por te atyre zbukuruese do ti kujtoja thenien e shkrimtarit anglez te shekullit 19-20 Devid Herberet Laurens Asnjehere mos beso perralletarin. Beso perrallen. Dhe zakonisht perrallat me te shumta jane me personazhe nga bota e bimeve dhe kafsheve ku hyn edhe patatja. Nese ngjarjet politike te datave 21 dhe 28 janar 2011 do ti tregonim si nje perralle te patates do te thoshim pak a shume keshtu Zhardhoket e patates ishin mbledhur disa here kohet e fundit pasi kishin gati 20 vjet qe ishin merzitur nga funksioni njeperdorimsh i tyre vetem per buke nderkohe qe para kesaj periudhe perdoreshin edhe si gjelle. Dhe gjithe inatin e kishin me qeverine. Madje ne vitet e para te demokracise ishin trembur fare se mos nuk ua hidhte syte njeri as per buke por shpejt e moren veten. Janar ka qene dhe atehere madje 21 janar 1997 kur revolta e tyre arriti tek perdorimi i dhunes ndaj ish-zv.kryeministrit te kohes. Po keshtu ne krye te vendit ishte e njejta qeveri qe eshte sot ne kuptimin e permbajtjes politike te mazhorances. Zhardhoket ishin e nga sishin fshatrave te Shqiperise te ngjyer koke e kembe me balte e dheacute nga qendrimi nen toke mbushen rruget nacionale dhe sheshet e qyteteve per te protestuar kunder qeverise. Poshte Sali Berisha thoshin dhe atehere. Por ndryshe nga 14 vjet me pare ne kete 21 janar te gjithe zhardhoket e baltosur u mblodhen ne Tirane. Ca ne kembe dhe ca me autobuse e makina te bashkise u rreshtuan para Kryeministrise. Te paret qe mberriten aty ishin 200-300 zhardhoke nga ata qe te bejne te vesh duart ne koke dhe pa marre ende fryme iu versulen policise me bomba Molotov zjarr hunj drure gure flamure e veture. Kishin dhe pistoleta thika me helm granata apo arme te tjera te ngrohta e te ftohta per te neutralizuar apo asgjesua pas policise te gjithe zinxhirin e mbrojtjes se kryeministrise ne menyre qe zyrtaret e saj duke filluar nga kryeministri e te gjithe me radhe ti zevendesonin dhunshem me njerezit e tyre te cilet i kishin mbledhur are me are per ti nxjerre ne drite e mbledhur ne Tirane zhardhoket kokepalare. Por nuk ia arriten dot ndonese nga tul-ushqim te komunitetit socialist u shnderruan ne gur-arme te komunitetit primitiv. Kur kthyen majat nga thembrat rruges disa kercenj te thare patatesh nga ererat e janarit iu mblodhen rreth e rrotull nje kercelli te gjate qe mbante pak njomesi dhe i thane qe pas 7 ditesh ti mbledhim prape zhardhoket per te demonstruar ne Tirane kete here se bashku me lulet e patates. Dhe ashtu u be. Por njerezit te medhenj e te vegjel te cilet e dine se ne dimer nuk ka lule patateje dhe qe cikli biologjik i kesaj bime nuk eshte nje jave por nje vit boshatisen rruget e qytetit shkollat kopshtet cerdhet njesite tregtare dhe u mblodhen nje grusht ne shtepite e tyre ne pritje te largimit te zhardhokeve nga bulevardi ne aren me balte... Por kjo eshte nje perralle qe smund tua tregosh as femijeve dhe as fqinjeve. Madje ajo eshte nje enderr e keqe si ajo qe kishte pare dikush per Dionisin e Sirakuzes sikur e kishte mbytur ate te cilit kur i ra ne vesh urdheroi tia sillnin perpara e i tha Ne qofte se nuk do te kishe menduar diten te me vrisje as naten nuk do ta kishe enderruar kete gje. Megjithate kjo ngjarje eshte dhe nje eksperience nga e cila duhen nxjerre mesime ne radhe te pare nga ata qe i referohen filozofise se patates sepse hellippatatja sic e ha ashtu dhe te han. Besoj se ju kujtohet kjo batute e mjeshtrit te humorit Fadil Hasa gjate interpretimit te nje skeci se bashku me artisten e mirenjohur Aishe Stari. Kreu i Partise Socialiste qe e bazoi organizimin e ngjarjeve te 21 dhe 28 janarit tek filozofia e patates me pasojat qe ato prodhuan per imazhin e vendit demin ekonomik prishjen e rendit dhe qetesise publike perforcimin e opinionit te nderkombetareve se Edvin Rama nuk eshte vetem nje cilimi por dhe nje i cmendur i politikes shqiptare me duket se e hengri patatja ose e thene ne nje variant tjeter te perdorimit figurative te kesaj shprehjeje ai ma hengri pataten e karrieres politike. Tani per te u be i veshtire edhe posti i nje kryetari bashkie jo me i nje kryeministri. Faktikisht ai ska chumbet me shume pare ne aspektin e venies se interesit personal mbi ate te te gjithe shoqerise. Po keshtu pare ne kete kendveshtrim as perfaqesuesit e tjere te Opozites se Bashkuar Ngjela Zogaj Gjinushi Milo Ndoka etj. nuk kane cte humbasin me shume pasi jane te gjithe ne pension politik jashte Parlamentit. Aleanca e tyre eshte si aleanca e te paafteve per te cilen fliste z. Ylli Popa ne shkrimin e tij Ne kerkim te kohes se humbur botuar ne fund te viteve lsquo80 ne gazeten Zeri i popullit. Ndaj jane te gjithe duke i fryre zjarrit. Por spanjollet thone Kur zjarri dhe uji jane ne lufte eshte zjarri ai qe humb. Gjithashtu nje mesim jo i vogel vjen edhe nga qendrimi i socialisteve te ndershem qe po rreshtohen ne krah te ujit sic ishte ai i socialisteve shkodrane qe iu bashkengjiten keto dite LSI-se. Pas ngjarjeve te 21 dhe 28 janarit nuk behet me fjale per distancimin me grupe por ne menyre masive nga Edvin Rama dhe politika e tij perverse. Nese perifrazojme nje pergjigje te Makiavelit ndaj dikujt qe e shau se i mesoi princat si te behen tirane te popujve do te thoshim se ai njekohesisht mesoi edhe popujt se si te ruhen nga tiranethellip