E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulqin asnje negociate per koalicionin qeverises

Mali i Zi Pas zgjedhjeve lokale ka mbetur mister aleanca per drejtimin e komunes

Me shume se dhjete dite kane kaluar nga zgjedhjet e perseritura lokale ne Ulqin dhe ende nuk ka asnje shenje per negociata mes partive qe te themelohet qeverisja vendore. Derisa Nazif Cungu lideri i Forces se Re Demokratike e cila u konfirmua edhe kesaj radhe se eshte partia me e madhe ne skenen politike te Ulqinit thote se ekzistojne disa iniciativa per negociata por te pazyrtarizuara. Ne menjehere pas zgjedhjeve kemi deklaruar para gazetareve se jemi te hapur per te krijuar nje qeverisje te pergjegjshme te Ulqinit thekson kreu i opozites se Ulqinit.

Kryetari i Partise Demokratike te Socialisteve PDS te Kryeministrit Milo Gjukanovic Luigj Shkreli me heret ka deklaruar se perparesi ne negociata per formimin e shumices parlamentare ka partneri i vjeter i bashkeqeverisjes Per Ulqinin europian Unioni Demokratik i Shqiptareve UDSH i cili eshte ne koalicion me Partine e Prosperitetit Demokratik PPD qe ka siguruar 10 keshilltare. Por ne kete nderlidhje nuk ka ende asnje njoftim zyrtar. Eumlshte pritur se keshilli qendror i PDS ne pasditen e se henes do te publikoje do te zhvilloje negociata per te qene pjese e qeverisjes lokale ne Ulqin. Nderkaq ky organ me i larte i PDS-se ka shprehur kenaqesine me rezultatet e arritura ne zgjedhjet e perseritura te 17 tetorit ne Ulqin ku ka siguruar 7 keshilltare. Autoritetet e PDS-se edhe gjate fushates elektorale kane deklaruar se kesaj radhe pretendojne me shume pushtet ne qeverisjen lokale ne Ulqin se sa ne mandatin e kaluar katervjecar. Analistet nuk shohin ndonje marreveshje te shpejte te themelimit te qeverisjes vendore. Pas zgjedhjeve te rregullta vendore te 23 majit te ketij viti afro tre muaj kane zgjatur negociatat por pa sukses. Kjo gjendje prodhoi zgjedhjet e perseritura.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›