E Diel, 1 Nëntor 2026

Bishat e Assadit

Njihen si Shabiha, apo Fantazmat, vrasës dhe banditë të mbushur me stereoide, të cilët po dëshmohen si vendimtarë për të mbajtur në pushtet presidentin e Sirisë, Baschar Al Assad. Pjesëtarët e kësaj njësie, ithtarë fanatik të sektit alavit, fajësohen edhe për masakrën në Houla, para dy javësh, kur u vranë 108 civilë, në mesin e tyre edhe 49 fëmijë. Të mbuluar nga tatuazhet me pamjen e udhëheqësit të tyre, ata akuzohen për masakrimi e fëmijëve dhe femrave, duke i prerë në fyt apo duke i ekzekutuar nga afër me plumba në kokë.

Janë këta vrasësit, të quajtur “Fantazmat”, banditë të mbushur me stereoide, të cilët po dëshmohen si vendimtarë për të mbajtur në pushtet presidentin e Sirisë, Baschar Al Assad.

Të mbuluar nga tatuazhet me pamjen e udhëheqësit të tyre, ata akuzohen për masakrimi e fëmijëve dhe femrave, duke i prerë në fyt apo duke i ekzekutuar nga afër me plumba në kokë.

Të armatosur me Kallashnikovë dhe thika të gjata, thuhet se ata po kryejnë punët e ndyra për qeverinë, në mënyrë që zyrtarët të jenë në gjendje të theksojnë se masakrat nuk janë bërë nga shteti.

Të njohur si “Shabiha”, apo Fantazmat, ata kanë të veshur pantallona ushtarak dhe fanella të zeza dhe paguhen nga 130 funte në ditë.

Mënyra e operimit të tyre duket të jetë vërsulja në qytete, pasi që ushtria të ketë ndërprerë sulmet dhe bombardimet. Një burim theksoi:”Misioni i tyre është që të terrorizojnë popullatën civile dhe të bëjnë spastrime etnike”.

Pjesëtarët e kësaj njësie, ithtarë fanatik të sektit alavit, fajësohen edhe për masakrën në Houla, para dy javësh, kur u vranë 108 civilë, në mesin e tyre edhe 49 fëmijë.

Gjithashtu njoftohet se ata kanë vrarë 12 punëtorë në Kusajr dhe 78 fshatarë në Kubair javën e kaluar.

Mjeku Mousab Azzavi, i cili kryeson në Londër Rrjetin Sirian për të Drejta të Njeriut, por i cili ka trajtuar disa pjesëtarë të Shabihas në Latakia, theksoi së fundi se ata ishin si përbindësha.

“Ishin muskulor dhe bartnin mjekra të gjata. Merrnin stereoide, për të fryrë trupat e tyre. Më duhej të flisja me ta si me fëmijë, pasi që ishin njerëz me inteligjencë të ulët”, theksoi Azzavi.

Fotografitë e pjesëtarëve të njësive të vdekjes në Siri dolën në sipërfaqe të njëjtën ditë, kur sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, deklaroi se vendi i tij mund të dërgojë forca në Siri, për të ndaluar zhytjen e Sirisë në një luftë qytetare të stilit të Bosnjës.

Ai dy herë e krahasoi situatën në Siri me konfliktin në Bosnje, ku si paqeruajtës në fund ishin dërguar 12 mijë ushtarë britanikë, e jo me situatën në Libi, ku qeveria e Britanisë kishte refuzuar që të dërgonte forca.

“Arsyeja se pse nuk e përjashtoi asnjë opsion është se ne nuk e dimë se si do të zhvillohet situata. Analogjia tani nuk mund të bëhet me Libinë vitin e kaluar, por me Bosnjën në vitet e 90-ta. Jemi në prag të vrasjeve të përmasave të mëdha. Prandaj askush nuk e di se çfarë do të jetë e detyruar bashkësia ndërkombëtare të bëjë në këtë rast”, theksoi Hague.

Disa diplomatë besojnë se perëndimi do të jetë i detyruar të veprojë, nëse situata përkeqësohet, duke rrezikuar kështu edhe përfshirjen e shteteve fqinje në konflikt, siç janë Libani dhe Turqia.

Në ndërkohë, i brengosur për situatën në Siri po tregohet edhe Izraeli, pasi që Damasku mund të marrë vendimin që të sulmojë Izraelin me armë kimike, tërhoqi vërejtjen një ushtarak izraelit.

Sipas gjeneralit Yair Naveh, Siria ka arsenalin më të madh të armëve kimike në botë. Po të kishin sirianët mundësi, ata do të trajtonin izraelitët në të njëjtën mënyrë, siç po e trajtojnë edhe popullin e tyre, tha Naveh.

Ndër të tjera, Izraeli brengoset se këto armë mund të bien në duar të militantëve anti-izraelit, nëse regjimi në Damask bie.

Siria ka lidhje të fuqishme me Iranin, armikun më të përbetuar të Izraelit, si dhe me militantët palestinezë dhe libanezë, të cilët kanë luftuar kundër Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›