Karzai: NATO e ka të ndaluar të sulmoj shtëpitë

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, thotë se forcave të koalicionit, të udhëhequra nga NATO-ja, tashmë nuk u lejohet që të sulmojnë nga shtëpitë e afganëve në çfarëdo rrethanash, bile edhe në mbrojtje të trupave afgane dhe të jashtme.
Karzai tha mbrëmë se ky mirëkuptim është arritur me komandantin e NATO-s dhe të forcave të Shteteve të Bashkuara, Xhon Allen, në bisedime, pasi javën e kaluar nga një sulm ajror u vranë 18 civilë në provincën Logar.
Megjithatë duket se NATO-ja ka një shpjegim pak më ndryshe se për atë çfarë është arritur.
Koalicioni tha se është arritur marrëveshje për kufizim të sulmeve ajrore kundër shëtpive, por aeroplanët e NATO-s ende do të sulmojnë militantët në apo afër vendbanimeve me qëllim që të mbrohen trupat aleate të NATO-s dhe ato në terren.
Viktimat e shpeshta civile të shkaktuara nga sulmet e NATO-s i kanë përkeqësuar ndjenjat e afganëve ndaj trupave të jashtme.