E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisturia që SHBA duhet të zbatojë për demokratizimin e Afganistanit

Në një raport me 96 faqe që ka publikuar organizata e njohur “Human Rights Watch” për të të drejtat e njeriu duhet të bëjë të reflektojë paksa Presidentin e SHBA-së dhe këshilltarët e tij. Në kohën kur Shtëpia e Bardhë po merret me dërgimin e një numri të konsiderueshëm forcash ushtarake në frontin afgan, kushtet e jetës së grave afgane po firojnë dita-ditës: “Nuk jemi një prioritet i qeverisë Karzai dhe i komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi në parlament një deputete, “na kanë lënë mbas dore”.
Në prillin e 2009 bëri bujë vrasja e Sitara Achakzai, një nga vullnetaret e guximshme të të drejtave të njeriut që u vra përgjatë rrugëve të Kabulit, por edhe të dhënat e tjera të organizatës “Human Rights Watch” nuk është se janë të mira. 52 përqind e grave të intervistuara rrëfejnë se kanë pasur dhunë psikologjike dhe 17 përqind thotë se janë të përdhunuara fizikisht, në një kontekst ligjor që nuk i favorizon viktimat nga dhunuesi, as që i bën të denoncojnë faktin e dhunimit. Një pjesë e madhe e martesave u takon të ashtuquajturave “fëmijët-nuse” (edhe poshtë të 16-ave), kurse 70 përqind e lidhjeve  është pa konsensusin e vajzave dhe grave. Adulteri konsiderohet një “krim i moralit” dhe qeveria “Karzai” ka vënë firmën e vet në këtë ligj liri-vrasës, që sakrifikon lëvizshmërinë e grave. E gjitha kjo, në një klimë politike dialogu me talebanët e “moderuar”.
Sipas punës së bërë nga organizata HRW nuk duhet të nënvlerësohet nëse besojmë në idealet e lirisë dhe të vetëqeverisjes që janë bazë e ndërveprimit amerikan në Afganistan. Ndoshta në raport mund të kishte edhe informacione sesi ishte gjendja e grave para 2001-it, pra kushtet e grave nën regjimin e talebanëve. Me 16 shtator të 1999-s, 30 mijë spektatorë mbushën Stadiumin e Gazi-sports të Kabulit për të asistuar në ekzekutimin publik të një gruaje të quajtur Zarmina, që ishte e fajësuar sepse kishte vrarë në gjumë të shoqin, meqë ky i fundit paskërkësha zhdëpur në dru. Xhelati taleban e uli në gjunjë Zarminën në mes të stadiumit dhe e qëlloi me një me një të shtënë pas kokës. Me 26 gusht të 2001-it, një polic i policisë religjioze talebane fshikulloi me kamxhik një grua në rrugët e Kabulit. Imazhet bënë xhiron e botës, duke na treguar se çfarë dënimesh çnjerëzore u bëheshin femrave, çka për ta ishte normale, një formë spektakli për publikun dhe spontane për afganët.
Sot, shkruajnë autorët e HRW duke folur për sistemin edukativ, “edhe pse ka përmirësime, gjendja është një pabarazi të tmerrshme”. Mazhoranca e fëmijëve vajza nuk frekuenton sot as shkollën fillore, pak shkojnë në tetëvjeçare, dhe fare pak vajza shkojnë më larg. Kur ishin talebanët, vajzat nën 8 vjeç studionin Kur’anin. Ato më të mëdhajat nuk e studionin fare. Pikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›