Rekordi i mashtrimit që na erdhi nga pjesëmarrja e parë ndërkombëtare e Edi Ramës
1.Tre media heshtën në orën 16 për mitingun uragan të 8 dhjetorit. Jepnin telenovela. Këto tre media kërkojnë orë për orë, sekondë për sekondë liri shprehjeje vetëm nga qeveria. Këto tre media bëjnë priftin të kërcejë nga belaja. Kërkojnë gjilpërën në kashtë, por që të bjerë në hise të qeverisë. Bëjnë gjithashtu gomarin mashkull me barrë. Është e bardhë, kandiset në valët e tyre sterë dhe katran. Por a mund të ndodhë kjo në botën e qytetëruar. E dimë. Jemi koshientë. Frymëzuesi i tyre ka dhënë urdhër. Censuro mitingun. Përderisa themi se janë trashëgimtarët e bijve të diktaturës. Babai nuk do të kishte ëndërruar më mirë se kaq. Në një treg të Stambollit shiteshin dy portrete të djallit dhe e të birit. I ati 500 lira, i biri 1000 lira. Përse kaq shtrenjtë i biri, kur duhet të kushtohet më shumë i ati, pyeti një klient shqiptar shitësin. “Dëgjo arnaut, sepse ai është shejtan e bir shejtani, prandaj kushton më shtrenjtë”.
2. Është varur një poet, Havzi Nelaj. Një grua vajtore do të thoshte në përkujtim të tij: Për ju ndërtues e zbatues varrezash sterrë e katran, ikni larg. Fshihuni në labirinte të errëta. Në mos, rrugëve mbeçi syqorr e rrobaçjerrë, o qyqarë! U shtrembërofshi këmbë e kurriz, djall e bij djajsh. Bukë, o Zot i madh, mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë, mos gjeçi në ditë të zezë. Diskutohej emisioni: “Opinion”. Një analist që bënte be e rrufe për Edin e Ramajve, thoshte: “a e ka parë dosjen e tij, pra të poetit. Ç’dosje derëzi, ishte poet një emër që peshon. Ç’domethënë kjo? Varet poeti ai që hedh turmat në sulm. Vetëm në vende të atilla diktaturash varjet janë simboli i jetës së saj. Mirëpo a ka moral që i biri i atij që ka firmosur të drejtojë opozitën? Ishte diktaturë por varreza e lotëve ishte zmadhuar në këtë vend aq shumë sa nuk mbante me të vrarët. Kush është fajtori? Fytyra e tij endeshin shpesh në TV-të kombëtare. Quhet Ramiz Alia. Lexoni Fahri Balliun për të kuptuar llagëmet ku endej Zonja e Zezë me pushtetin në Shqipëri. Si mundej vallë që një skulptor firmoste varjen e poetit? C’qenë në të vërtetë artistët, përveç ndihmës të partisë dhe firmëtarë të akteve makabre? Kalit të mirë diktatura i shtoi tagjinë. Dhe a kërkoi falje ndokush përveç ca gjeneralëve të ushtrisë? I biri i një vrasësi, nuk duhet të kërkojë pendesë. Por është ai që shprehet në emër të popullit opozitar. E sërish do të flitet në emër të popullit. Kam lexuar se kur diktatura erdhi në një vend simotër, gjëja e parë që mendoi ishte të bënte një burg, të lartë, të gjatë e të bukur sa s’kishte më. Kur e përuronin, menduan, po ku është parë burg pa të burgosur brenda?
3. Thotë i mençuri popull: “Shejtani kur s’ka punë, rreh të birin. Njëfarë Braçe, deputet i pabetuar, rri që rri, bën edhe nga një deklaratë për rrugën kombëtare. Kalon një muaj dhe del prapë ai me refrenin “Qeveria kriminale... i drejtohemi për herë të fundit prokurorisë...” etj, etj. Dëgjohet ndonjë frazë në ndonjë media të botës (ka miliona media ky rruzulli ynë) dhe pas pak, ai shfaqet në podium. Kjo është puna e opozitës?
4. Transparenca duhet të fillojë më parë nga hapja e kutive të PS në kongresin e tyre të fundit. Kongresi i Gramozit manipuloi siç deshi dhe e hodhi pas krahëve. “Dua të shoh votën time” më thotë një socialist i ndershëm. Si i manipuloi Edi Rama votat e tij për kryetar të PS? Çfarë ndershmërie ka që Edi Rama kërkon të hapë kutitë që kanë firmosur 20 mijë socialistë? Çfarë terrori të paparë krijoi me mediat dhe si e bunkerizoi vendin e kongresit? Ky është ai politikani që kërkon transparencë. Zotni, sa transparentë jeni ju kur mbyllët partinë tuaj dhe kyçët votat e anëtarësisë në kasafortë? Kur ju nuk bëtë transparencë me votat e anëtarësisë tuaj, sa moral ka që t’u kërkoni ndershmëri 20 mijë socialistëve që firmosën kutitë? Këtu venitet morali, rrëzohet në humnerë kërkesa që shpalli me bujë, kur ju s’hapni kutitë tuaja? Ju që s’bëtë kurrë transparencë, kërkoni të zhbëni ndershmërinë e 20 mijë anëtarëve tuaj?
5. Sikur të mos kishte shkuar Ilir Meta ne mbledhjen e PSE, kushedi sa do të trashej tërkuza e gënjeshtrave të Ramës, për gjoja rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri. Përgënjeshtrimi zyrtar i Internacionales tregoi se kushedi sa mushka do t’u pillnin socialistëve dhe kushedi për sa kohë do t’u binin daulleve të PES-së, nëse do të ishte ndryshe... Por paçka se aty ishte i pranishëm Kryetari i LSI-së, ylberistët e Edvinit, prapëseprapë gomarin mashkull e bënë me barrë.