E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Avokati i Popullit oponencë për mirëqeverisje

“Ushtrimi për mbrotjen e të drejtave të njeriut, lidhet me institucione të pavarura”, u shpreh Topi në një tryezë në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të institucionit të Avokatit të Popullit. “

Avokati  i Popullit duhet ta bëjë administratën publike të kuptojë rolin e saj, e cila duhet të jetë e përgjegjshme. Avokati i Populli nuk është kundërshtar i administratës publike, por oponencë për mirëqeverisje”, theksoi Topi. Presidenti nënvizoi se institucioni i Avokatit të Popullit nuk duhet të luaj rolin e akuzuesit.

“Shoqëria shqiptare ka shumë për të bërë në këtë drejtim”, deklaroi kreu i Shtetit. Ai shtoi se takimi i sotëm përkon me një ditë të veçantë, që përkujton deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të nënshkruar nga Kombet e Bashkuara më 1948.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›