E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Pavarësia e Avokatit të Popullit, thelbësore

 “Pavarësia e institucioneve të tilla si ajo e Avokatit të Popullit është thelbësore për një shoqëri demokratike. Për shkak të pavarësisë së tij, Avokati i Popullit do të hetojë në mënyrë të hollësisshme shkeljen e të drejtave të njeriut”, u shpreh Withers.

Sipas diplomatit amerikane, pa pavarësi, institucionet nuk mund të funksionojnë. Ai ka përmendur këtu edhe rolin e gjykatave për mbrojten e të drejtave të njeriut. “Pavarësia e gjykatave është thelbësore në një shoqëri demokratike. Asnjë institucion nuk mund të ndërhyrë në gjyqësor”, theksoi Withers, duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin. Withers ka cekur edhe rolin e medias në ruajten e të drejtave të njeriut, duke theksuar se pavarësia e tyre është kyçe.

Ndërkohë, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch theksoi se institucionet duhet të kenë në vëmendje të veçantë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Qeveri e mirë do të thotë institucione të pavarura. Aktorët duhet të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Bosch.

Ai theksoi se Avokati i Popullit duhet të ketë në vëmendje të veçantë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Sipas Bosch, Shqipëria ka ende punë për të bërë për respektimin e të drejtave tç njeriut, ndërsa ka veçuar këtu rolin e Avokatit të Popullit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›