Champions, sot sytë te Bajern-Barça
Ne e dimë çfarë kërkojmë, gjithmonë e kemi ditur. Ndoshta fati nuk na ka ndihmuar në ndonjë ndeshje, siç ishte finalja e një sezoni më parë ndaj Çelsit, por nuk ndodh gjithnjë kështu. Ndaj Barcelonës gjithnjë ka qenë e vështirë, edhe atëherë kur Bajerni ka fituar. Por i referohem gjendjes së ekipit tim, besoj se do të jemi finalistë." Janë këto, fjalët e trajnerit Hejnkes të Bajernit të Mynihut në konferencën për shtyp, një ditë përpara supersfidës me Barcelonën. Bajerni është ekipi që ka humbur më shumë finale dhe është ekipi i dytë që ka prekur gjysmëfinalet më shumë. Barcelona dhe Bajerni e kanë fituar nga 4 herë Championsin, por nëse dekadën e fundit katalanasit e kanë fituar 3 herë, Bajerni ka humbur dy finale. A do ta ndjekë fati i keq sërish Bajernin e Mynihut? Kjo mbetet për t'u parë në ndeshjen e sotme në mbrëmje, ku "Allianz Arena" do të shijojë një nga ndeshjet më të bukura, pas finales së sezonit të kaluar kundër Çelsit.
BARCELONA
Sfida kundër Bajernit të Mynihut është testi i vërtetë për Barcelonën e Tito Vilanovas këtë sezon, pasi do të ketë përballë një nga skuadrat më të frikshme të kontinentit. Në lidhje me transfertën e Gjermanisë, mbrojtësi Xherard Pike, shfaqet optimist teksa pohon: "Mezi po pres të zbres në fushë, sepse të gjithë ne luajmë futboll për të qenë të pranishëm në ndeshje të tilla. Bajerni është një kundërshtar shumë i fortë, por askush nuk duhet të harrojë se ne jemi një skuadër e madhe. Futbolli është përcaktuar si një sport, ku luhet 11 kundër 11 dhe përherë në fund fitojnë gjermanët, por unë mendoj se do të fitojmë ne. Kemi në skuadër lojtarë, si Mesi, Injesta dhe Ksavi, që na japin një avantazh të madh. Thjesht duhet të jemi më të përqendruar në fushën e lojës".
REAL MADRID
Reali i Madridit mbetet i uritur sa i takon Ligës së Kampioneve. Edhe pse madri-lenët e kanë fituar 9 herë Championsin, ky klub vijon të këtë oreks sa i takon këtij kompeticioni. Tifozëria, futbollistët, drejtuesit dhe Murinjo e ndjejnë përgjegjësinë e këtij sezoni, pasi do të shkruanin historinë, sepse për Real Madridin do të ishte trofeu i 10-të në Champions, si asnjë ekip tjetër në Europë. Real Madrid nuk ndjen presion para sfidës së parë gjysmëfinale ndaj Borusias së Dortmundit. Për Los Blankos, "La Decima", trofeu i dhjetë i Championsit, është gjithçka.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)