Mançester Junajtid mund 3-0 Aston Vilën, kampion 5 javë para fundit
Pas Bajernit të Mynihut, është një tjetër ekip europian që shpallet para kohe kampion. Mançester Junajtid, me fitoren ndaj Aston Vilës, 3-0, i ka dhënë fund misionit për t’u shpallur kampion, teksa 5 javë para fundit të Premier Ligës është rikthyer duke fituar titullin. Mbrëmë ka shënuar që në fillim të ndeshjes Van Persi, i cili ka dyfishuar shifrat në minutën e 13-të, ndërsa në të 33-ën ka trefishuar. Një tripletë e Van Persit që në pjesën e parë bën që tifozët të nisin festën. Junajtid ka fituar titullin e 20-të në historinë e kampionatit anglez, i 13-ti për trajnerin Aleks Ferguson, si asnjë tjetër në historinë e futbollit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)