E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplantim i ri qelizor

Një studim i kryer në Universitetin e Wisconsin-madison, ka treguar me sukses se qelizat burimore të njeriut mund të nguliten në tru dhe të shërojnë probleme neurologjike. Ky eksperiment është kryer duke përdorur minj. Kjo gjë tregoi se qelizat staminale e futura në dy lloje vitale të neuroneve, përfshijnë sjelljet, emocionet, të mësuarit, kujtesën, etj.

Su-Chun Zhang, një profesor i neuroshkencës dhe neurologjisë të UM-Madison, është udhëheqësi kryesor i këtij studimi dhe ai ka punuar që prej 15 vitesh në fushën e qelizave embrionale të përdoruar për eksperiment. Minjtë përjetuan së pari dëmtimin e qëllimshëm të trurit, pjesën që ka të bëjë me kujtesën dhe të mësuarit.

Pas transplantimit , minjtë shënuan një sukses për këtë pjesë. Ato ishin shumë të mirë në testin e zhvilluar. Kjo arritje mund të përdoret tek personat që kanë sindromën Dawn, skizofreninë, epilepsi, depresion. Gjithsesi ky eksperiment do të vazhdoje dhe më tej. 

(krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›