E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhdili largohet nga stadiumi, pas vendimit te gjyqtarit

Besa udhetoi drejt Vlores, me pretendimin per te fituar, qe te arrije objektivin e saj final, titullin kampion, por me ngjarjen e fundit situata eshte komplikuar ndjeshem. Pritet qe kjo ngjarje te analizohet ne FSHF. Sakaq, presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili eshte larguar pas momentit, kur gjyqtari anuloi 11-metershin qe dha me pare ne favor te ekipit te tij. Pamjet filmike te momentit do te sherbejne per te nxjerre pergjegjesite e duhura, nderkohe qe rezultati shihet jetik per objektivat e seciles skuader.

Flamurtari - Besa 1-0
Shenues: Shehaj 14'
Flamurtari: Mocka, Veliu, Grami, Pulic, Progrni, (Guga 90' ), Sakaj, Kuqi, Zeqiri (Begaj 28', Roshi, Shehaj (mema 46', Bilen. Trajner: G. Magani
Besa: Bakaja, Dragusha, Vrapi, Hasalla, Poci, Arapi, Fagu, Dhembi, Mancaku, Sinani, Xhafaj. Trajner: Sh. Duro
Gjyqtar: Sadiku
Kartone te verdhe: Pilitc / Vrapi, Poci, Mancaku
Karton te kuq: Grami 43'/Dragusha 88'
Seria A/Mediat italiane e cilesojne formalitet largimin e trajnerit juventin
Juve shkarkon trajnerin Ferrara, gati emri i Gus Hidink
Ekipi i Juventusit ka vendosur qe te shkarkoje nga detyra trajnerin Ciro Ferrara, pas humbjes se fundit te bardhezinjve ne Seria A. Ndaj Romes, Juve pesoi humbjen e trete radhazi. Gazeta italiane "La Stampa", e cila menaxhohet nga kompania "Fiat Group", president i se ciles eshte presidenti i Juves, Xhon Elkan ka dhene e para lajmin e shkarkimit te Ferrares dhe pritet thjesht zyrtarizimi gjate dites se sotme. Gazeta nenvizon se trajneri i Juves, Ciro Ferrara, e ka humbur te gjithe besimin e klubit, dhe prandaj drejtuesit e klubit brenda 48 oreve do te njoftojne ne lidhje me ndryshimet qe pret ekipin. Drejtuesi i klubit te bardhezinjve, Xhan Klod Blank kerkoi qe Ferrara te qendroje edhe nje vit tjeter, pavaresisht ecurise, por Elkan ka qene i prere dhe i vendosur per largimin e trajnerit bardhezi. Teksa pritet zyrtarizimi i shkarkimit te Ciro Ferrares, raportohet se holandezi Gus Hidink do te ulet ne stolin e Juves. Hidink eshte piketuar nga Zonja e Vjeter dhe do te perfitoje nje page qe shkon deri ne 3.5 milione euro. Holandezi pritet te jete trajneri i bardhezinjve, deri ne fund te kampionatit, me nje klauzole, se do te rinovoje serish, ne rast se do te kete nje ecuri pozitive ne drejtimin e torinezeve. Vendimi pritet qe te jepet shume shpejt, nderkohe qe Juventusi do te perballet te marten me Interin, ne cerekfinale te Kupes se Botes. Humbja e fundit me Romen ishte shansi i fundit i Ferrares. Juventusi kaloi me ane te Del Pieros ne epersi, por u ndeshkua me nje 11-metersh dhe pas daljes me karton te kuq te Xhixhi Bufon nuk mundi dot qe te ruante barazimin ne fund te ndeshjes. Bardhezinjte u ndeshkuan ne kohe shtese dhe me humbjen e fundit rrezikojne edhe objektivin minimal, kualifikimin ne "Champions". Per kete arsye, drejtuesit kane vendosur shkarkimin e Farreres, me qellim qe te mos jete vone. Juve, me ardhjen e trajnerit te ri, ku si alternative e mundshme e Gus Hidink shihet aktualisht Xhovani Trapatoni. Mediat raportojne se kriza e fundit e rezultateve ne Seria A nuk eshte pare ne kampin e Juventusit, qe prej gjysme shekulli, ne prezencen e Seria A. Numrat jane ata qe flasin negativisht per Juventusin e ketij sezoni. Juventusi peson humbjen e trete radhazi ne shtepi, 3-0 me Milanin, 1-0 ne Kievo dhe e fundit me Romes dhe nje tregues i tille negativisht shenuar per here te fundit ne Seria A, gjate sezonit 1998. Por prej 48 vjetesh Juventusi ne total nuk ka pasur nje paraqitje te dobet, qe kur ka nisur kriza e fundit, cka do te thote se eshte nder me te rendat ne historine e klubit bardhezi dhe ky eshte nje faktor bindes per te vendosur largimin e Ferrares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›