E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, gjyqtari kthehet ne "loder"

Aranit Muraci
Skandal ne Vlore. Gjyqtari Sadiku, i cili gjykoi ndeshjen Flamurtari- Besa anuloi disa here te njejtin vendim, ne fund te pjeses se pare, duke shenaur nje ngjarje sa te shemtuar per nga serioziteti i kampionatit, aq edhe komike nga menyra e gjykimit. Flamurtari fiton ne fund 1-0, por kavajasit kane kontestuar gjithcka duke e quajtur te pavlefshme triumfin e vendasve. Ne fund te pjeses se pare, kur Flamurtari kryesonte 1-0 ndaj Beses, gjyqtari Sadiku dha goditje kendi per Besen, por sulmuesit kavajas pretenduan se topi i larguar nga mbrojtesi vlonjat ishte prekur me dore dhe pas protestes gjyqtari kryesor eshte konsultuar me anesorin. Me tej vendosi te jepte nje 11-metersh. Pas dhenies se 11-metershit kane reaguar menjehere drejtuesit vlonjate, duke mos u pajtuar me kete vendim. Ne fushe eshte futur fillimisht drejtori i klubit te Flamurtarit, Geri Cipi, dhe pas tij edhe kryebashkiaku, Shpetim Gjika. Nga pamjet televizive eshte pare qarte se drejtuesit vlonjate kane replikuar ashper me kryesorin, dhe pas largimit te drejtuesve vlonjate nga fusha gjyqtari Sadiku nderron serish mendje dhe jep goditje nga kendi. Por ne kete moment pakenaqesia kalon ne kampin kavajas. Lojtaret e Beses largohen nga fusha, ne shenje proteste, per t'u rikthyer serish, me vone, qe te luajne pjesen e dyte, me vendim te presidenti Bizhdili, per te mos bojkotuar thjesht ndeshjen. Pas perfundimit te ndeshjes dhe lojes pothuajse pa ritem ne pjesen e dyte, trajneri kavajas ka reaguar, duke e kujtuar ndeshjen e fundit, qesharake. - "Ishte nje ngjarje qesharake, qe nuk ka nevoje per koment. Presidenti Bizhdili vendosi qe te vijonim lojen, pasi kerkuam qe te mos vazhdimin me tej, sepse ishte e kote. Duhet te respektonim publikun dhe njerezit qe duan futbollin por ajo qe ndodhi ne Vlore ishte nje turp i madh," - theksoi trajneri i Beses, Shpetim Duro. "Ne fushe jane futur njerez te tjere dhe pushtetare, sic ishte rasti i Kryebashkiakut, Shpetim Gjika. Pas kercenimit qe iu be gjyqtarit, vendimi i tij eshte anuluar. Ne u kthyem qe te vazhdonim lojen, sepse nderprerja do te ishte ne dem te futbollit tone,' - perfundoi trajneri Shpetim Duro pas ndeshjes se fundit problematike, mes Beses dhe Flamurtarit.

Surpriza
Ne Korce, Skenderbeu eshte mundur nga Kastrioti, duke rrezikuar renien ne nje kategori me poshte. Gjendja e fundit financiare e korcareve eshte reflektuar ne ndeshjen e djeshme. Debora nuk i ndihmoi dot, ndryshe nga Gramozi qe fitoi me Apolonine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›