E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Derbi, vlen sa nje sezon per Tiranen

Ndeshja Tirana-Dinamo do te luhet ne ora 18.00, pasi garantohet dritat
Gjeneratori qe mungoi ne miqesoren, Gramozi- Real Madrid do te jete gati per ndeshjen derbi te kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Presidenti i Tiranes, Refik Halili bleu nje gjenerator duke ndryshuar me kete gjest edhe orarin e zhvillimit te ndeshjes derbi dhe iu ka dhene gjithashtu mundesi tifozeve qe te jene me te shumte ne stadium. Ndeshja kryesore e kampionatit, mes kampioneve ne fuqi, Tiranes dhe pretendentes kryesore per titull, Dinamos do te luhet sot, ne ora 18.00, ne "Qemal Stafa" dhe do te jete ndeshja e radhes pas vizites se nente here kampioneve te Evropes, Realit te Madridit. Opinioni i gjere shqiptar ka percjelle me shqetesim pak dite me pare, kur ne mungese te nje gjeneratori yje te klasit boteror mbeten per nje ore e 30 minuta ne pritje qe te luajne pjesen e dyte te ndeshjes. Gjithsesi, java e 18-te do te mbyllet sot me ndeshjen derbi te kryeqytetit. Pas problemeve te fundit qe ndodhen ne Vlore, ndeshja derbi mes dy ekipeve me historine me te pasur ne futbollin shqiptar, pritet te dhuroje anen tjeter te medaljes. Tirana ka mbyllur pergatitjet dhe trajneri Alban Tafaj do te kete ne dispozicion te gjithe kontingjentin e lojtareve. Trajneri bardheblu e ka cilesuar derbin e sotem me Dinamos, si ndeshjen e sezonit per ekipin e tij. - "Dihet rendesia e ndeshjeve derbi, por per shkak te pozitave aktuale ne kampionat, kjo mendoj se do te jete ndeshja kryesore e sezonit dhe qe do te vendose jo pak per ecurine e metejshme," - shprehet trajneri Tafaj. Diferenca e Dinamos eshte 13 pike dhe me nje fitore te Tiranes, llogarite jane te hapura deri ne fund, pasi do te luhet edhe nje ndeshje tjeter derbi mes ekipeve. Sakaq, blute jane rezervuar para ndeshjes se sotme derbi dhe stafi drejtues eshte shprehur, se do te jete ne pritje te ktheses se madhe, pas nje krize te lehte qe njohu skuader e tyre, ne fund te vitit 2009. Edhe Dinamo, pervec disa mungesave te paperfillshme, eshte e plote per derbin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›