"Roma e Ranierit ngjason me ekipin e Kapelos"
Nata e se shtunes ne mbremje ishte e tera per Romen, qe festoi gjate ne Torino fitoren ndaj Juventusit. Kapiteni i Romes, Francesko Toti foli me superlativa per trajnerin Klaudio Ranieri, pas ndeshjes dhe fitores se fundit ne Seria A. "Nuk e kisha imagjinuar nje skene te tille si ajo e se shtunes, ne Torino," - theksoi Francesko Toti. Lojtari simbol i Romes shenoi me 11-metersh golin e barazimit, qe ishte edhe goli numer 188 per te, duke iu afruar Sinjorit, qe mbahet per rekordin e golave te shenuar me fanellen e Romes. "Kjo eshte nje skuader e madhe," - theksoi Toti. - "Roma qe drejtohet nga trajneri Ranieri i ngjason asaj te disa viteve me pare, kur drejtohej nga Fabio Kapelo. Megjithate, mendoj se duhet te punojme akoma edhe me shume, per te arritur ate nivel," - sqaron kapiteni Francesko Toti. Me paraqitjet e fundit, Roma eshte ngjitur ne vend te trete ne Seria A, duke u rreshtuar mes pretendenteve per te prere nje bilete ne "Champions". Objektivi i kryeqytetasve ishte i tille, ndaj dhe do te kerkohet qe te ruhet nje pozicion i tille.