E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët protestojnë për formatin e Diplomës

Vijojnë protestën e tyre studentët e Gazetarisë dhe fakulteteve të tjera për të gjetur një zgjidhje që të mund të sjellë ndryshimin e formatit të Diplomës dhe vendosjen e titullit menjëherë pas përfundimit të vitit të trete arsimor. 

TIRANE- Studentët e Gazetarisë dhe Fakulteteve të tjera kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të kundërshtuar diplomën që ky institucion ka vendosur ti japë pa marrë parasysh propozimet e senatit. Ata paralajmërojnë bojkot të seancave mësimore deri edhe në grevë nëse ministria nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre, në qendër të së cilave është ndryshimi i formatit të diplomës dhe vendosja e titullit menjëherë pas përfundimit të vitit të tretë arsimor.
Studentët kanë marrë edhe përkrahjen e opozitës, anëtarët e së cilës në komisionin përkatës në Kuvend e quajtën antiligjor dhe absurd mendimin e Ministrisë së Arsimit.
E gjendur përballë presionit të fortë të anëtarëve të opozitës zëvendësministrja e Arsimit theksoi se ky sistem është huazuar nga shumë universitete evropiane dhe nuk është aspak antiligjor.
Por ish- ministri Luan Memushi duke kritikuar ashpër drejtimin aktual kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit dhe kryerjen e ndryshimeve të propozuara nga senati. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›