E Shtunë, 31 Tetor 2026

“1 qytetarë, 1 pemë”, mbillen 112 peme te Rr. Elbasanit

Një tjetër sipërmarrje private i është bashkuar nismës “1 qytetar, 1 pemë” e iniciuar nga kryebashkiaku Rama, duke mbjellë 112 pemë në rrugën e Elbasanit. Rama tha se dhe 151 ditë mbeten nga periudha dëshpëruar, pas së cilës do rikthejmë shpresën. 

TIRANE- Nismës “një qytetar një pemë” e iniciuar nga kryebashkiaku Edi Rama për të kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbërta i është bashkuar këtë herë një tjetër sipërmarrje private. 112 pemë janë mbjellur në segmentin e rrugës së Elbasanit nga Fakulteti Filologjik e deri te kthesa e Saukut, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë Rama. Kryebashkiaku tha se “modelin e Tiranës së transformuar do ta jetësojmë në çdo qytet të Shqipërisë duke rikthyer shpresën në realitet. Edhe 151 ditë mbeten nga kjo periudhe e dëshpëruar” tha Rama.
Nisma “një qytetar një pemë” është mënyra më efektive për të ndihmuar qytetin e Tiranës në shtimin e hapësirave të gjelbërta, pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes, dhe rritjen e cilësisë së jetesës. Përgjatë dy muajve të parë të këtij viti do të përfundojë mbjellja e rreth 3000 pemëve dekorative të llojeve nëpër të gjitha hapësirat e planifikuara të Tiranës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›