E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushetuese për ligjin e dosjeve

Kryesoacilisti Edi Rama ka reaguar për ligjin e dosjeve duke e konsideruar atë jashtë frymës evropiane. "Miratimi i ligjit të dosjeve është jashtë frynës evropiane, jashtë ligjeve të kushtetutës së Shqipërisa dhe ka bërë që 27-të vende të BE-së të shprehin shqetësimin më të mundshëm", deklaroi Rama. Duke iu drejtuar kryeministrit të vendit ai tha se "Berisha duhet të të marrë seriozisht shqetësimin e BE-së, megjithëse me aq pak ditë sa i kanë mbetur nuk mund ta shtyjë më shumë rrugën tonë drejt integrimit evropian". Sa i përket drejtësisë, ai vlerësoi se drejtësia shqiptare është nën presion dhe e parepektuar nga askush, por një shtet i së drejtës ku garantohet barazia e ligjit. Kryesocialisti Rama deklaroi se "Ditën e premte do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese ku do të ankimojmë ligjin famëkeq të dosjeve, dhe jemi të sigurt se kushtetuesja do e rrëzojë atë ".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›