Biznes-qeveri, konflikt për tatimin mbi fitimin
Konflikti i radhës mes bizneseve dhe shtetit është bërë taksa e tatimit mbi fitimin. Detyrimi tatimor parapaguhet një herë në çdo muaj, duke iu referuar bilancit të vitit paraardhës, në bazë të së cilit bëhet një vlerësim nga tatimet për shumat që duhet të derdhin bizneset. Por situata ekonomike ka ndryshuar dhe fitimet nuk janë si të një viti më parë. Për këtë shkak, shumë biznese ankohen për këstet që duhet t‘i paguajnë shtetit, edhe pse detyrimi i tyre është llogaritur mbi bilancin e vitit të kaluar. Ato biznese që nuk e paguajnë detyrimin mujor të tatim-fitimit, penalizohen me mosmarrje vërtetimi për tenderë ose bllokimin e hipotekës të pallateve. Kontabilisti i njohur, ekspert për ekonominë, Agim Binaj, thotë për "Shqip" se në legjislacionin tatimor, taksa e tatimit mbi fitimin nuk është e detyrueshme për t‘u parapaguar në nivelin e përcaktuar nga tatimet. Qeveria e ndryshoi në 2007-ën shkallën tatimore të tatimit mbi fitimin, duke e ulur me 50 për qind. Reduktimi i taksës solli rënie të të ardhurave në buxhet, efektet e së cilës po ndjehen shumë në kohë krize.
Përplasja
Në datën 15 të çdo muaji, biznesi është i detyruar të paguajë parapagim tatimin mbi fitimin, në atë masë të llogaritur në bazë të bilancit ekonomik të vitit të kaluar. Duke iu referuar bilancit të vitit 2008, një biznesi i takon të paguajë parapagim për shembull 130 mijë lekë çdo muaj. Por gjatë këtij viti, aktiviteti ekonomik bie, e bashkë me të edhe fitimi, në 90 mijë lekë. Në këtë pikë, biznesi kërkon nga tatimet rishikimin e kësteve për shkak të situatës ku ndodhet. Sipas Agim Binaj, "e gjithë përplasja nuk ka shumë vlerë, për aq kohë sa në muajin mars të çdo viti palët verifikojnë detyrimet. Në rast se biznesi ka paguar më shumë tatim mbi fitimin, atij i bëhet zbritje, e kështu anasjelltas. Çështja është te këmbëngulja e Tatimeve për t‘i qëndruar deri në fund detyrimit mujor, të parashikuar në kohën kur aktiviteti i biznesit ishte krejt ndryshe nga i sotmi". Konflikti mes biznesit dhe tatimeve është ndezur muajt e fundit, në degën e taksapaguesve të mëdhenj. Nga të dhënat operative, sektori i ndërtimit po e vuan më tepër detyrimin për të paguar një taksë, e cila llogaritet në bazë të një bilanci që nuk tregon të tashmen.
Ligji
Pretendimet e palëve zgjidhen kollaj në rast se shikohet me kujdes ligji "Për tatimin mbi të ardhurat". Në bazë të këtij ligji, i rishikuar disa herë, parapagimi i taksës së tatimit mbi fitimin nuk është detyrim tatimor. Ky përkufizim e përjashton biznesin nga penalitetet. Në rast se biznesi nuk paguan diferencat e vërtetuara nga bilanci ekonomik, që tregon fitimin real të aktivitetit, atëherë penalizmi do të ishte i drejtë. Të paktën këtë shpjegim jep edhe Ministria e Financave, kurse Tatimet e VIP-ave nuk kanë ndërmend të tërhiqen, edhe pse biznesi është në krizë.
Konflikti mes biznesit dhe tatimeve është ndezur muajt e fundit, në degën e taksapaguesve të mëdhenj