Zgjatet vera, "do të pushtojë" edhe shtatorin e muajin nëntor
Këtë vit vera duket se do të jetë më e gjatë. Ajo do të shtrihet edhe në stinën e vjeshtës dhe si gjurmë do të ketë temperaturat e larta edhe për shtatorin e nëntorin. Kujtimin e stinës së vjeshtës këtë vit duket se do ta përjetojmë vetëm në muajin tetor, që sipas parashikimit afatgjatë të sinoptikanëve, duket se do të jetë disi më i freskët.
Kështu, meteorologët parashikojnë që muaji shtator këtë vit të jetë më i ngrohtë, i shoqëruar nga temperatura që pritet të shkojnë dhe në 28 Gradë Celsius, çka sjell sipas tyre një zgjatje të stinës së verës.
Megjithatë, java që vjen do të jetë më e freskët se ditët që kaluam. Meteorologët parashikojnë se ditët e fundit të muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator do të jenë të karakterizuar nga temperatura rreth 2 gradë më të ulëta si në orët e mëngjesit, ashtu edhe në ato të mesditës. Ndërkohë, ata paralajmërojnë dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore.
Për sa i përket erës, sipas meteorologëve, ajo parashikohet të arrijë deri në vlerën 30 km/orë, duke shkaktuar një dallgëzim të ulët në det.