Bidon vajguri bosh
Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste u mbyll ashtu sikundër e priste shumëkush: do të ketë një votim formal "në bazë" për kryetarin diku pas ndo një muaji dhe Edi Rama do të rikonfirmohet kryetar, pra në mënyrë të "zakonshme".
Analiza e asaj që solli ky kongres jo vetëm për Partinë Socialiste, por për politikën shqiptare do të vazhdojë. Do të vazhdojë edhe rrëmeti i mbylljes hermetike, i personalizimit dhe i mosfunksionimit të kësaj partie, së paku jo më në atë mënyrë që ishim mësuar ta shihnim për njëzet vjet kur u shndërrua në një laborator të vërtetë të gjenerimit të ideve politike, çka edhe e kishte shndërruar këtë parti në një alternativë reale politike.
Në të vërtetë ishte paralajmëruar edhe nga brenda partisë se ky kongres do të përdorej nga Rama si një alibi për humbjen dhe në mënyrë rrjedhimore edhe si mjet teknologjik për të justifikuar qëndrimit e vet sërish në krye të partisë. Edhe pse qëndrim prej mjerani, gjithsesi është qëndrim në krye të një partie, hë për hë realisht të madhe. Krejt ndryshe do të kishte qenë nëse, me transparencë ai do të kishte pranuar të bënte analizën e shkaqeve politike dhe organizative të humbjes, apo në të kundërt do të vërtetonte para nesh me prova atë që ai e quajti i mllefosur, si masakër elektorale. Me tërheqjen e Arben Malajt, një tërheqje që është prova më e mirë e klimës në të cilën zhvillohet jeta politike e kësaj partie, tashmë është e qartë se pas një muaji, në një votim krejtësisht të padobishëm dhe qesharak, Rama do të rikonfirmojë vetveten në krye të PS. Treshes armiqësore Berisha-Nano-Meta ka shumë mundësi që t‘i shtohet edhe një grup i ri armiqësor. Flitet ndërkaq për një aleancë të gjerë, apo "federative" me G99, me Gjinushin (i cili më në fund ka mbetur krejt vetëm), si dhe me të ashtuquajturin grup Klosi (Fatos) që denoncoi marrëveshjen Meta-Berisha.
Kongresi, përmes fjalimit emfatik të Ramës, paralajmëroi një stinë të nxehtë politike dhe një trend të ri të të sjellurit politik të PS-së. As më shumë as më pak, ai la të kuptohet se opozita e dytë do të jetë krejt e ndryshme nga e para. Parlamenti mund të bojkotohet. Mund dhe duhet të fillojnë edhe protestat në rrugë, gjë që do të sillnin, sipas tij, afrimin e zgjedhjeve politike, mbase edhe bojkotin e zgjedhjeve lokale që do të duhet të mbahen së shpejti. Fjalimi "revolucionar" me tonet e një Che Guevare të ri i Ramës, nuk është e vështirë të kuptohet se ka vetëm një qëllim: mashtrimin e anëtarësisë për zgjedhje të parakohshme. Me demek: më zgjidhni mua, se vetëm unë mund t‘ju çoj në zgjedhje të parakohshme. Kësaj i shërbeu edhe deklarata e tij absurde se ai do t‘i drejtohet anëtarësisë, e cila do të duhej të shprehej nëse zgjedhjet ishin të lira apo jo. Është një devijim i rëndësishëm ky që buron nga teoria komuniste, sipas së cilës Partia dhe vetëm Partia zotëron instrumentet e së vërtetës absolute. Anashkalimi i institucioneve dhe vendosja e partisë sipër tyre është një deformim i rëndë politik, dhe mendoj se këtë ende s‘e kishte kapur gjatë punimeve të kongresit as miku im i nderuar Fatos Baxhaku, i cili në shkrimin e tij të djeshëm përmendte se dikur kjo parti ka qenë e kasketave. Në të vërtetë, sipas gjykimit tim modest, me vendimet e tij (pas mbylljes së dyerve për mediat dhe fishkëllimave të sallës ndaj "armiqve"), ky kongres e ktheu partinë në një kohë të errët, në atë që edhe mund të quhet kohë e kasketave.
Në të ashtuquajturin prezantim për kandidim të vetin, por që në fakt ishte një retorikë boshe e stilit bolshevik, Rama djallëzisht u mor me një sërë vogëlsirash. Një prej tyre ishte edhe çështja tashmë thuajse në limitet e të pabesueshmes e mospasjes së një programi. Në vend që të merrej me akuza të tipit "shumë keq që s‘e ke lexuar", do t‘i jepte fund thashethemnajës (që nuk ngjan si e tillë) duke bërë një gjest të thjeshtë: ta botonte këtë program, ca më shumë që tash zgjedhjet kanë mbaruar dhe s‘ka arsye që të mbahet sekret. Mirëpo, sikundër kam pasur rast të vë në dukje edhe në ndonjë shkrim pararendës, mungesa e programit (apo mosafishimi i tij) lidhet gjithashtu me një arsye që i ka rrënjët te koncepti i Ramës për mënyrën e ushtrimit të pushtetit: një ushtrim ky që nuk njeh as rregull, as ligj, që nuk e njeh konceptin dhe nuk e ka kulturën e ndarjes së përgjegjësive, që është më shumë se autoritarist dhe thellësisht voluntarist. Te kjo mendësi qëndron edhe arsyeja përse në prezantimin e tij në Kongres ai iu shmang premtimeve konkrete. Sot, më pak se sa dje, anëtarët e Partisë Socialiste nuk e dinë se si do të sillet ai nesër me ata që mendojnë ndryshe, me institucionet e shtetit, me përgjegjësitë jo vetëm politike që ka opozita në mbarëvajtjen e punëve të shtetit. Ai thjesht kërkon pushtet që ta përdorë atë si t‘ia thonë interesat e klaneve që nuk e lejojnë të largohet.
Pra, nuk është e vështirë të kuptohet se ndërkaq Rama është ku e ku më i shqetësuar për pushtetin e vet personal të përfolur si tej mase të korruptuar dhe aspak për ndonjë "standard" qoftë edhe vetëm qytetar, e ca më pak demokratik. Kjo do të bëjë që diku nga mesi i muajit tetor, kur ai të jetë rikonfirmuar si kryetar i "ri" i partisë, natyrshëm edhe partia, me ç‘duket e lehtësuar pas bjerjes së ideve politike edhe nga pesha e armiqve të cilët do ta kenë të vështirë jetesën në atë parti, do t‘i kthehet jetës normale politike. Shpresat për zgjedhje të parakohshme do të shuhen gradualisht, qoftë për shkak të ndryshimeve kushtetuese që bëri Rama, qoftë falë marrëveshjes mes Berishës dhe Metës, marrëveshje të cilën, indirekt e projektoi vetë Rama me mendjengushtësinë e sjelljes së tij politike.
...Një bidon të mbushur me vajguri i ve në dorë figurës artistike të Hitlerit, Betold Brehti në dramën e tij të famshme "Arturo Ui". Një bidon vajguri shkrumboi përmes djegies së Reishtagut jetën institucionale të Gjermanisë dhe solli pushtetin e pakufizuar të Hitlerit. Kështu, bidoni i vajgurit u shndërrua në simbol të shkatërrimit në emër të pushtetit të pakufizuar.
Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk më është ndarë imazhi i një bidoni vajguri, një bidoni i cili kur është plot, djeg e shkrumbon, kur është bosh bën një zhurmë të keqe llamarine dhe lëshon një erë të rëndë vajguri. Intervista e Ramës e para disa ditëve në gazetën "Shekulli" dhe veçanërisht fjala e tij në kongres me zhurmnajën e tyre që shkaktohej nga përplasja e fjalëve "atdhe" (e alternuar stilistikisht me "Shqipëri" dhe gati e identifikuar me Partinë Socialiste, domethënë me Edi Ramën vetë), "maskarenj", "horrllëk", "plaçkitje", "mallkim", "Partia", "populli", "interesa", "ulërima", "popull sovran", "sovranitet i kufizuar i parlamentit(??!!)", "krim elektoral", "betejë", "unë jam këtu për të luftuar" etj., etj.
Dhe kjo përplasje zhurmëmadhe më sjell ndër mend pikërisht zhurmën e keqe të llamarinës së bidonit të vajgurit. Vetëm se tashmë e dimë që bidoni, përderisa bën kaq shumë zhurmë, do të thotë që është bosh.