BiznesAlbania pro iniciativës së Berishës

Luan Bregasi, kreu i BiznesAlbania
Heqja e TVSH dhe publikimi i tenderave u diskutua në mbledhjen e Task-Force.
Vendimet që Task-Force mori pak ditë më parë për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, rritjen e transparencës për prokurimet publike, si dhe krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social, janë përshëndetur nga biznesi. Presidenti i BiznresAlbania, Luan Bregasi, i ka vlerësuar këto nisma të ndërmarra nga Kryeministri Sali Berisha si shumë të rëndësishme, duke vlerësuar mbi të gjitha krijimin e një Këshilli të përbashkët për biznesin e punën. BiznesAlbania vlerëson iniciativën, rritjen e transparencës në fushën e prokurimeve publike si dhe për heqjen e TVSH-së për makineritë e pajisjet. Vendimi i Kryeministrit për krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social është një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit të aktorëve të shoqërisë civile në vendimmarrje, shprehet Bregasi. Ai vlerëson se BiznesAlbania do të jetë aktiv në këtë nismë si një vlerë e shtuar e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social. Roli i BiiznesAlbania do të jetë një vlerë e shtuar në Këshillin Kombëtar Ekonomik e Social. Nëpërmjet dialogut civil me qeverinë dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile, ajo do të përcjellë interesat e organizatave kombëtare, të punëdhënësve dhe anëtarëve të tyre, si dhe do të promovojë politika social-ekonomike të iniciuara nga sipërmarrja dhe do të nxisë qeverinë për realizimin e kërkesave të sipërmarrjes private, vlerëson ai.