E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE Rimekembje graduale e ekonomise

Në muajt e parë të 2012 janë shënuar nivele modeste të rritjes në Eurozonë ndërkohë që pritet një rimëkëmbje graduale e ekonomisë në pjesën tjetër të vitit. Është ky parashikimi i bërë në raportin mujor të BQE. Por tensionet në tregjet e borxhit sovran dhe impakti i tyre mbi kushtet e kreditimit, procesit të shëndoshjes së llogarive në sektorin financiar dhe jo financiar si dhe papunësia e lartë në disa vende të Eurozonës do të vijojnë të frenojnë dinamikën e rritjes, thuhet në raport parashikimin e BQE. Sipas institutit të Frankfurtit, pritet një përkeqësim i tregut të punës. Kushtet e tregjeve të punës në Eurozonë vijojnë të përkeqësohen dhe parashikimet flasin për rënie të mëtejshme të tregut në një periudhë afatshkurtër. Ndër të tjera banka parashikon se norma e inflacionit do të qëndrojë në mbi 2% në vitin 2012. Një nga kërcënimet më të mëdha të ekonomisë së zonës euro lidhet me tregun e bonove sovrane. Konteksti i ndryshuar i tregjeve financiare botërore i detyron qeveritë e eurozonës të shkurtojnë borxhet publike në nivele më poshtë se 60% të PBB dhe kjo në disa vende do të kërkojë të tjera përpjekje të mëdha për një periudhë më të gjatë. Në raportin e Eurotoëer u bëhet apel qeverive të promovojnë besimin, rritjen e qëndrueshme dhe punësimin duke kryer reforma të mëdha strukturore. Autoritetet kombëtare rekomandon BQE, duhet të japin provën e një përgjegjësie maksimale për të siguruar mbështetjen e llogarive publike, stabilizimin e tregjeve të mallrave, shërbimeve dhe të punës, të shtojnë produktivitetin dhe konkurrencën dhe të garantojnë fuqizimin e sistemit financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›