E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN:Problemet e Europës, kërcënim për ekonominë globale

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se borxhi i Europës dhe problemet financiare janë kërcënimi më i madh për rritjen e vazhdueshme globale. Christine Lagarde tha se përmirësimet në Shtetet e Bashkuara dhe disa ekonomi të tjera kanë reduktuar kërcënimin e menjëhershëm të një krize ekonomike globale, por rreziqet mbeten.

Ajo i tha një audience në Uashington se FMN-ja ka nevojë për më shumë burime për të ndihmuar vendet në vështirësi të përballen me problemet ekonomike.

Në përpjekje për të bindur qeveritë që të japin kontribute të mëdha, Lagarde argumenton se kostoja e mosveprimit mund të jetë shumë më e lartë se sa kostoja për t`i dhënë më shumë para FMN-së.

Zyrtarë të lartë të FMN, Bankës Botërore, dhe vendet anëtare të këtyre organizatave mblidhen javën e ardhshme në Uashington për takime për të diskutuar rritjen ekonomike, papunësinë, dhe çështje të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›