BiznesEurope: Keni taksa të ulëta, imazhi të përmirësohet

Wytze Russchen
Përfaqësuesi i BussinesEurope: Promovoni anët pozitive të vendit
Russche: I impresionuar nga puna e BiznesAlbania
Gjëja e parë që duhet të bëni, është përmirësimi i imazhit
Lobimet e biznesit për të çuar zërin e tyre pranë qeverisë janë të rëndësishme dhe BiznesAlbania duket se po ia del me sukses këtij misioni. Menaxheri i projektit Bosmip, një projekt ky i BussinesEurope, Wytze Russchen, në një intervistë për gazetën, shprehet se BiznesAlbania ia doli në një kohë shumë të shkurtër të jetë një organizatë efikase. Mendoj se BiznesAlbania është pozicionuar siç duhet në një kohë të shkurtër dhe qeveria e dëgjon, shprehet eksperti holandez. Përkundër zërit që ka bashkuar biznesi në ndihmë të krijimit të një mjedisi sa më konkurrues për aktivitetin tregtar, për Russchen ka ende shumë për të përmirësuar, sidomos imazhi që ka vendi ynë në Europë. Problemi është imazhi. Kjo është e para që duhet të bëni, ta ndryshoni.
Çfarë është BussinesEurope? Çfarë përfaqëson dhe cili është misioni i saj?

Nga konferenca e djeshme
BussinesEurope është një federatë punëdhënësish në të gjithë Europën. Përfshin në vetvete 41 federata më të vogla në 35 vende. Anëtarët tanë janë nga Franca, Turqia, Zvicra dhe së bashku përfaqësojmë 21 milionë kompani në të gjithë Europën. Mundohemi që të jemi zëri i biznesit europian në Bruksel, çka do të thotë që lobojmë që kompanive në Europë tu sigurohet një mjedis më i mirë për të bërë biznes. Kemi një projekt të veçantë, Bosmip. Ky projekt bashkëfinancohet me komunitetin europian në kuadër të zgjerimit të BE-së dhe nga fondet e IPA-s, me synimin e thjeshtë që të ndihmojmë federatat si BiznesAlbania, për tu rritur dhe të jenë më të forta. Ky projekt ka parasysh vende si Shqipëria, Kosova apo Ballkani në përgjithësi, për të rritur kapacitetet e këtyre organizatave që janë të reja dhe të vogla. Është shumë e rëndësishme që këto organizata të kthehen në aktorë të rëndësishëm në vendet e tyre, për të pasur një shoqëri civile më të fortë.
A ka BussinesEurope ndonjë projekt konkret që do ta implementojnë në Shqipëri?
Bosmip si projekt nuk është vetëm për një vend, është për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në fakt ka tri aspekte. I pari është që tju ndihmojë për pranimin tuaj në Bashkimin Europian. Shqipëria është ende pak larg, por për shembull në Rumani apo Bullgari, Bosmip ka dhënë një ndihmë të madhe lidhur me BE-në. Kini parasysh që të bëhesh anëtar i BE-së do të keni 90 mijë faqe legjislacion për të përafruar që është pothuajse e pamundur. Kompanitë kanë një rol të veçantë, sepse sjellin shembujt e parë të zbatimit të këtij legjislacioni. Pra këto kompani luajnë një rol të madh në përgatitjen e vendit për anëtarësim dhe për ato 90 mijë faqet e famshme. Informacioni është shumë i rëndësishëm. E dyta, programi ynë ndihmon organizatat të bëhen më të forta, sepse në vendin tim, unë jam nga Holanda, kemi 180 njerëz që punojnë për këtë, dhe është një makinë e fortë lobimi, ndoshta lobimi më i fuqishëm në Holandë që përballet me qeverinë. Por, në vende si Shqipëria, organizimi është më i vogël, sekretariati ka tre-katër persona, nuk ka shumë para dhe ndonjëherë kanë probleme me lobimin te qeveria. Kjo e fundit, ndonjëherë, siç ndodh në Maqedoni, shfaq indiferentizëm total. Prandaj duam ti ndihmojmë që të jenë një lob më i fuqishëm, që qeveria ti dëgjojë. E treta është që ne do të na pëlqente të shihnim që ju të jeni pjesë e familjes. Në konferencë ka njerëz nga Sllovakia, Finlanda. Ashtu sikurse thashë që ne jemi 41, mbase ju një ditë mund të bëheni numri 42, sepse është shumë e rëndësishme të kesh miq në gjithë këto vende. Bashkë kemi më shumë fuqi.
Si e shihni BiznesAlbania-n dhe rolin e saj lidhur me lobimin që bëhet, në mënyrë që qeveria të dëgjojë zërin e biznesit?
Jam shumë i impresionuar nga ky zhvillim i menjëhershëm. Një vit më parë, apo dy vjet më parë, BiznesAlbania nuk ekzistonte. Në planin tim të parë për ardhjen në Ballkan nuk kisha planifikuar Shqipërinë, pasi nuk kishte një organizëm zyrtar. Tani, pas një viti, gjithçka ka ndryshuar. Ju keni një organizatë, BiznesAlbanian. Dje pata një takim me presidentin dhe zëvendëspresidenten, njerëz të biznesit dhe shumë impresionues, kanë një pozicion shumë të mirë, biznese të suksesshme dhe kanë ndërtuar një organizatë në mënyrë të shpejtë që ka pak a shumë një emër si i yni, pra BussinesEurope dhe BiznesAlbania. Jam shumë i impresionuar nga ajo që BiznesAlbania po bën. Mendoj se sfida për ta është lidhja zinxhir që ka ky lloj organizimi. Fillimisht duhet tu japësh shërbime të mira anëtarëve të tu, dhe kjo sjell anëtarë të rinj. Por për të përfituar shërbime të reja duhen para, dhe për paratë sërish duhen anëtarë të rinj. Ky lloj zinxhiri duhet të thyhet dhe ndoshta projekte të këtij lloji që ne zhvillojmë mund të ndihmojnë. BiznesAlbania mendoj se është një organizëm shumë i rëndësishëm. Pashë që qeveria ishte sot këtu në konferencën e zhvilluar, ministri ishte këtu dhe guvernatori gjithashtu. Ajo që unë shoh është që BiznesAlbania ka një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë. Nëse shoh organizimin në këtë seminar dje apo dhe sot, cilësia e programit, cilësia e punimeve dhe marrëdhënia me qeverinë, do të thosha që janë shumë profesionalë, pasi ky është programi më i mirë që unë kam parë prej shumë vitesh në një vend dhe është i organizuar shumë mirë. Mendoj se BiznesAlbania është pozicionuar siç duhet në një kohë të shkurtër dhe qeveria e dëgjon.
Çmendoni për klimën e biznesit në Shqipëri?
Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri dhe kam dëgjuar shumë sot. Gjëja më e mirë e juaja është që ju ende keni rritje ekonomike. Pra po menaxhoni mirë sepse në Europë ekonomia nuk po rritet, por po bie. Jam shumë, le të themi, xheloz për nivelin tuaj të taksave. Vij nga një vend ku taksimi zë 50 për qind dhe këtu mendoj se është 10 për qind për taksën e sheshtë, çka mendoj që është shumë atraktive. Sigurisht që keni probleme, për shembull me korrupsionin. Mendoj se problem është gjithashtu gjetja e parave, pra kapitali për financim. Nëse do të nisësh një biznes, si sipërmarrës i ri është vështirë të gjesh para dhe së dyti, të eksportosh nëse ke një plan të mirë biznesi, sërish është problem. Dhe për ta mbyllur, një problem i madh për ju është imazhi që ka Shqipëria. Ju duhet një Jukoviç, siç e ka Serbia lojtarin e tenisit. Ai ka bërë më shumë për Serbinë se të gjithë qeveria për 10 vjet. Ai është një ambasador pozitiv. Shqipëria ka një imazh jo dhe aq të mirë, të paktën në Europë, për shkak të korrupsionit apo problemeve të tjera. Në vend të kësaj, ju duhet ta ndryshoni imazhin tuaj përmes kompanive të suksesshme që unë kam parë sot këtu, apo turizmit, apo taksave të ulëta. Të thoni anët pozitive të Shqipërisë.
Cilët duhet të jenë sektorët ku duhet të investohet nga biznesi për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm?
Nga ajo që unë kuptoj, ju ende vareni shumë nga bujqësia. Mendoj se ky sektor ka nevojë për një reformë thelbësore. Ekonomia po ndryshon dhe po orientohet më shumë drejt shërbimeve. Për mendimin tim, Shqipëria duhet të orientohet drejt ekonomisë së gjelbër. Kjo ekonomi do të thotë