E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona del nga recesioni ne fund te 2012-es

Eurozona do të dalë nga recesioni në gjysmën e dytë të vitit 2013. kështu thuhet në raportin e fundit të agjencisë ndërkombëtare S&P mbi vlerësimin e recesionit të zonës euro. Do të jenë pikërisht vendet bazë të bllokut ato të cilat do të rikthejnë rritjen e ekonomisë. Agjencia S&P ka ritheksuar parashikimet për rritjen për dyvjecarin 2012-2013. Sipas S&P PBB në Eurozonë për këtë vit nuk do të ketë progrese, por do të shkojë në rritje me 1% vitin e ardhshëm. Gjatë këtij viti, ndikimet negative do të vojnë nga vendet si Spanja, Portugalia dhe Italia. Sipas agjencisë tre do të jenë faktorët kryesorë që do të përcaktojnë rëndesën e ngadalësimit sic është kërkesa e tregjeve emergjente në tremujorët e ardhshëm, reagimi i konsumatorëve europianë me një valë të re pasigurishë, si rritja e papunësisë dhe frikërat ndaj krizës. Por S&P siguron se ka besim që bilanci do të vijojë të jetë në favor të rritjes pavarësisht rreziqeve. Ndër të tjera agjencia e vlerësimit të kreditit ka vlerësuar vendimin e BQE për furnizimin me likuiditet të bankave europiane, e cili ka ndikuar në reduktimine rreziqeve për një rrëzim të sistemit financiar brenda vitit të ardhshëm si dhe ka shtuar mundësitë për një përmirësim gradual të ekonomisë. Viprimi i Eurotower është një hap i rëndësishëm në rikthimin e besimit në tregje, pavarësisht se do të duhet ende kohë, ka raportuar S&P.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›